Socialistët, fitore më të thellë se në 2021 - Deri më tani, sigurojnë 9 mandate më shumë. Demokratët, 9 më pak
Partia Socialiste do të udhëheqë vendin edhe në 4 vitet e ardhshme. Për marrjen e mandatit të katërt, Partia Socialiste ka siguruar një fitore më të thellë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Pa përfunduar akoma numërimi i votave të diasporës, Socialistët rezultojnë të kenë fituar 83 mandate, 9 mandate më shumë se në 2021. Ndërkohë, Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë vetëm 50 mandate, 9 mandate më pak se në 2021. Nga partitë e vogla, Socialdemokratët kanë siguruar sërish 3 mandate, njëlloj si në 2021, Partia Mundësia fiton 2 mandate, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë fusin në Kuvend nga 1 deputet.
Pesë partitë e tjera që garuan në këto zgjedhje, nuk kanë fituar asnjë mandat.
Partia Socialiste ka marrë 52.26% ose mbi 776 mijë vota, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka fituar vetëm 33.95% ose mbi 504 mijë të votave në rang vendi. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është forca e tretë politike me më tepër vota, mbi 56 mijë, ndërsa Partia Socialdemokrate dhe Mundësia figurojnë me 48 mijë dhe 45 mijë vota përkatësisht. Për shkak të sistemit zgjedhor aktual, pavarësisht se Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë më tepër vota se Partia Socialdemokrate, kjo e fundit ka fituar më shumë mandate, sepse i ka pasur votat më të përqendruara në 2 qarqe dhe jo të shpërndara në të gjithë vendin.
Për sa i përket qarqeve, Demokratët në koalicion kryesojnë vetëm në Kukës, Shkodër dhe Lezhë, ndërsa qytetarët e 9 qarqeve të tjera kanë votuar me shumicë për Socialistët.
Mbi 56 mijë vota kanë shkuar dëm, pasi janë vlerësuar si të pavlefshme.
Aktualisht, nuk ka përfunduar akoma numërimi i votave parapëlqyese, pra për kandidatët në listën e hapur, ndërsa vijon edhe numërimi i votave të diasporës shqiptare. Nga të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton se deri në orën 10:30 të paradites së sotme, janë numëruar mbi 81 mijë zarfe, me 54.13% të votave që kanë forcuar edhe më tepër pozitën e Partisë Socialiste, ndërsa vetëm 28.48% e votave të diasporës shqiptare janë dhënë për Koalicionin Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Sondazh

Kina sfidon kufijtë e robotikës humanoide - 137 miliardë dollarë mbështetje për startup-et në këtë sektor
Pas "garës së inteligjencës artificiale", ka ardhur momenti i robotëve humanoidë. Robotët humanoidë të Kinës synojnë të nxisin rritjen ekonomike dhe të......

IdentiTek njofton: Zyrat në Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Krujë do të jenë të mbyllura në datat 15-16 Maj!
IdentiTek SHA njofton se për shkak të masave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, lidhur me organizimin e samitit “European Political......

SHBA, suficiti buxhetor shënon rritje në prill - Por, deficiti vjetor tejkalon 1 trilion USD, 23% më shumë se vitin e kaluar
Qeveria e Shteteve të Bashkuara shënoi një suficit buxhetor prej 258 miliardë dollarësh për muajin prill, 23% më shumë apo rreth 49 miliardë dollarë......

Liderët botërorë urojnë Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit!
Liderët botërorë kanë uruar kryeministrin e Shqipërisë ,Edi Rama, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. E para që uroi ishte......

Mbi 248 mijë biznese aktive në Shqipëri - Peshën më të madhe e zënë “personat fizikë”, 13 mijë subjekte janë të huaja
Numri i bizneseve aktive në Shqipëri deri në fund të vitit 2024 rezulton në 248.737, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin. Sa i takojnë formës së......

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë: Kërcënon me më shumë nëse Putin refuzon armëpushimin!
Paketa e re e sanksioneve të BE-së vjen një ditë para një raundi të drejtpërdrejtë negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi. Bashkimi Europian ka rënë......

Numërohen 79’409 zarfe me fletëvotimi nga jashtë – Cilat janë rezultatet paraprake?
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon aktualisht me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i......

Përfundon numërimi i votave brenda vendit - KQZ: Nis përllogaritja e votave nga jashtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në......