Numërohen 79’409 zarfe me fletëvotimi nga jashtë – Cilat janë rezultatet paraprake?
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon aktualisht me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i votave brenda vendit u mbyll mbrëmjen e kaluar.
Në total janë numëruar 79’409 zarfe të ardhura nga diaspora nga 194’889 në total.
Sipas rezultatit të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 09:00, 42’492 vota janë për Partinë Socialiste, ndërsa 22’481 vota janë për Partinë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
· Koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka marrë 6’670 vota.
· Partia “Mundësia” ka marrë 2’781 vota.
· “Lëvizja Bashkë” ka marrë 2’067 vota.
· Partia Social-Demokrate ka marrë 880 vota.
· Partia Koalicioni Euroatlantik ka marrë 546 vota.
Mbrëmjen e kaluar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celiabshi tha se ishin numëruar 35% e totalit dhe sipas tij, ka përfunduar numërimi për qarkun Kukës përjashtuar 71 zarfe të ardhur nga shteti grek.
Në lidhje me rivlerësimin e zarfeve të ardhura nga shteti grek, Celibashi u përgjigj se, “duhet të evidentojmë zarfet që nuk i nënshtrohen procesit të numërimit”.
Ai njoftoi se deri në fund të javës do të kemi rezultatin e përfundimtar të votës së shqiptarëve jashtë vendit, që do t’i bashkëngjitet asaj kombëtare.
Sondazh

Përfundon numërimi i votave brenda vendit - KQZ: Nis përllogaritja e votave nga jashtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në......

Dobësohet sërish dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehtë sërish edhe këtë të mërkurë duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 87.2 lekë dhe duke u shitur......

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 98% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 7 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 53.79% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët
Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 18:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 58,834 zarfe nga......

Trump takohet me princin saudit - Çfarë kërkojnë vendet e Gjirit Persik nga SHBA?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u prit me një ceremoni mbretërore në Arabinë Saudite, ndërsa mbërriti në kryeqytetin Riad, ku u takua me......

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 54.08% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët
Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 14:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 48,142 zarfe nga......

Bullgaria, referendum për të hyrë ne eurozonë - Propozimi i Presidentit Radev kritikohet nga qeveria
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, propozoi një referendum mbi planet e vendit për të vendosur monedhën euro vitin e ardhshëm. Ky propozim shkaktoi......

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 96% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 6 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......