Trump takohet me princin saudit - Çfarë kërkojnë vendet e Gjirit Persik nga SHBA?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u prit me një ceremoni mbretërore në Arabinë Saudite, ndërsa mbërriti në kryeqytetin Riad, ku u takua me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.
Trump dhe princi i kurorës përshëndetën njëri-tjetrin ngrohtësisht dhe folën shkurtimisht edhe me zyrtarët e lartë sauditë para se të hynin në aeroport.
Atyre iu bashkuan zyrtarë të lartë amerikanë, si Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth, ai i Tregtisë Howard Lutnick dhe Sekretari i Energjisë Chris Wright, por edhe zyrtarë sauditë.
Princi bin Salman është shfaqur si një aleat kyç i Trump, që ka qenë i përfshirë në përpjekjet e SHBA-së për të ndërmjetësuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Ai ka punuar për të kultivuar lidhje të ngushta me Trump, duke filluar në mandatin e parë të presidentit, dhe ishte ndër udhëheqësit e parë botërorë që e uruan atë pas betimit në janar.
Çfarë kërkojnë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari nga Trump?
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara dhe Arabia Saudite iu afruan finalizimit të një pakti mbrojtës dhe tregtar, por marrëveshja ngeci për shkak të këmbënguljes së Arabisë Saudite që Izraeli të angazhohej drejt shtetësisë palestineze.
Riadi po kërkon gjithashtu bashkëpunimin e SHBA-së për të zhvilluar një program bërthamor civil, por kjo është penguar për shkak të këmbënguljes vendase për përpunimin e uraniumit brenda vendit. Kjo ka ngritur shqetësime në SHBA dhe Izrael në lidhje me përhapjen e armëve bërthamore.
Mbështetja e Shtëpisë së Bardhë për një program bërthamor saudit mund të sjellë kontrata fitimprurëse për firmat amerikane.
Por që Riadi të diversifikohet nga nafta, vendi ende duhet të shesë naftë për të financuar atë tranzicion. Trump dëshiron që çmimet në këtë sektor të jenë më të ulëta, duke hasur në kundërshti nga Arabia Saudite.
Emiratet e Bashkuara Arabe e shohin investimin si qendror në strategjinë e tyre për thellimin e lidhjeve me SHBA-në. Në mars, vendi njoftoi një plan investimi prej 1.4 trilionë dollarësh gjatë 10 viteve me fokus inteligjencën artificiale, gjysmëpërçuesit, prodhimin dhe energjinë.
Por nuk do të jetë e lehtë për Abu Dhabin të arrijë qëllimin e deklaruar për t'u bërë një lider global i inteligjencës artificiale deri në vitin 2031 pa mikroçipet amerikane.
Ndërsa Katari strehon instalimin më të madh ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, që Departamenti i Shtetit e përshkruan si "të domosdoshëm" për operacionet ushtarake në rajon.
Vendi ka qenë gjithashtu një ndërmjetës kyç në një numër konfliktesh, nga lufta në Gaza deri në Afganistan. Ekspertët thonë se kjo është pjesë e një përpjekjeje për të mbetur i rëndësishëm në sytë e Uashingtonit.
Sondazh

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 54.08% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët
Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 14:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 48,142 zarfe nga......

Bullgaria, referendum për të hyrë ne eurozonë - Propozimi i Presidentit Radev kritikohet nga qeveria
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, propozoi një referendum mbi planet e vendit për të vendosur monedhën euro vitin e ardhshëm. Ky propozim shkaktoi......

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 96% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 6 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......

“Zgjedhjet më të grabitura në histori”! - Sali Berisha thërret protestë në datën 16 maj, ora 17:00
Në daljen e dytë publike pas përfundimit të procesit zgjedhor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se zgjedhjet e 11 majit u diktuan që të......

Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë/ Policia: Ja rrugët që do të bllokohen më 15-16 maj! qytetarët
Policia e Shtetit ka ndërmarrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë në kuadër të zhvillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian......

Google, mbi 12 miliardë euro padi civile në Evropë - Kompania akuzohet për shkelje të ligjeve të konkurrencës
Google po përballet me një valë padish civile që arrijnë në total të paktën 12 miliardë euro. Sipas raportimeve, Bloomberg News ka identifikuar 12 çështje......

Kandidatët e listës së hapur/ Celibashi: Masa për të mos lejuar “trafikimin” e votave!
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi siguroi sot se KQZ ka marrë të gjitha masat organizative, njerëzore dhe ato teknike për të mos lejuar......

Votuesit shqiptarë nga Greqia/ DHL i përgjigjet KQZ: Çdo dërgesë zarfi ka provë dorëzimi!
Kompania Postare DHL, e cila ka bërë shpërndarjen e fletëve të votimit të për votuesit e regjistruar jashtë vendit, i ka kthyer përgjigje Komisionerit......