Shqipëria Postuar më 13 Maj 2025, 14:29

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 54.08% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët

Nga Ledina Elezi

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 54.08% e votave

Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 14:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 48,142 zarfe nga 194,889 zarfe të diasporës në total. Aktualisht, Partia Socialiste është më e votuara nga diaspora shqiptare.

Të dhënat nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se Partia Socialiste ka marrë 54.08% të votave, ndërsa Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka marrë vetëm 28.95% të votave. E thënë ndryshe, Socialistët kryesojnë me 25,847 vota të fituara nga diaspora dhe Demokratët me vetëm 13,838.

Ndërkohë, pas partive të mëdha, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet është forca e tretë politike që ka marrë më tepër vota nga diaspora, konkretisht 8.33%, ndjekur nga Partia Mundësia me 3.26% dhe Partia Lëvizja Bashkë me 2.6% të votave. Partitë e tjera më të vogla që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit rezultojnë me më pak se 1000 vota të fituara nga diaspora.

Për sa i përket shpërndarjes së votave të diasporës sipas qarqeve, Partia Socialiste dominon në pjesën më të madhe të tyre, ndërsa Partia Demokratike kryeson në vetëm 2 qarqe, Kukës dhe në Shkodër. Në Berat dhe Fier ka një diferencë shumë të thellë të votave midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, pra këto dy qarqe kanë një përqendrim më të madh të votave nga diaspora.

Procesi i numërimit të votave të diasporës nisi me një ritëm tepër të ngadaltë në mbrëmjen e 11 majit dhe ka pasur disa ndërprerje, për shkak të kërkesave nga Partia Demokratike që votat nga Greqia të trajtoheshin më vete, apo për shkak të akuzave të shpeshta të vëshguesve se votat po numërohen në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu, lodhja e numëruesve ka ngadalësuar procesin, ndërsa përpunimi i dokumenteve, pra procesi i hapjes së disa zarfeve po merr shumë kohë.

Kutitë e votimit nga Qarku i Korçës janë hapur të parat, ndërsa ato të Qarkut të Vlorës kanë qenë të fundit që janë hapur.

 

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 54.08% e votave Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 54.08% e votave

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat