Liderët botërorë urojnë Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit!
Liderët botërorë kanë uruar kryeministrin e Shqipërisë ,Edi Rama, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. E para që uroi ishte kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Meloni shprehu angazhimin e saj për të vazhduar bashkëpunimin për forcimin e lidhjeve dypalëshe dhe mbështetjes për procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Ajo theksoi se bashkëpunimi strategjik mes Italisë dhe Shqipërisë është thelluar më tej përmes nismave të përbashkëta, që janë rezultat i një dialogu konstruktiv.
“Do të doja t’i shprehja urimet e mia të sinqerta kryeministrit Edi Rama për riemërimin e tij si kreu i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një dëshire të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave globale me zgjidhje inovative. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të forcuar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës europiane të Shqipërisë”, tha Meloni.
Këtij urimi i është përgjigjur edhe kryeministri Edi Rama, i cili thotë se më e mira për të dy vendet do të vijë në të ardhmen.
“Faleminderit motër. Është nder të shërbesh për një marrëdhënie të jashtëzakonshme afërsie dhe miqësie si ajo mes Shqipërisë dhe Italisë, dhe është privilegj të bashkëpunosh me një lider si ti, që thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Nuk e di nëse kam shkruar saktë “një” lider dhe jo “një” lidere, por e di me siguri se më e mira për dy vendet tona nuk ka ardhur ende”, shkruan Rama.
Urimit i është bashkuar edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku gjithashtu ka vlerësuar forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Urime për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren bindëse në zgjedhje. Ju uroj sukses në shërbim të popullit shqiptar. E vlerësojmë shumë qëndrimin tuaj të qartë dhe të palëkundur mbi nevojën për paqe të qëndrueshme për Ukrainën, e cila mund të arrihet vetëm përmes një armëpushimi të plotë dhe të pakushtëzuar. Mezi pres të forcojmë edhe më tej marrëdhëniet miqësore mes vendeve tona, për të mirën e të dy kombeve tona”, shkruan Zelensky.
Edhe kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic, ka uruar kryeministrin Edi Rama , ndërsa shpreh kënaqësinë për të marrë pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë
“Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren në zgjedhje! Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe dhe vazhdimin e bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe forumeve të tjera ndërkombëtare. Me kënaqësi pres të marr pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë të premten”, shkruan Plenkovic.
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez ka uruar kryeministrin Edi Rama, ndërsa thotë se “shqiptarët mbështetën përpjekjet për të integruar vendin”. “Urime Edi Rama për fitoren e madhe të Partisë Socialiste në zgjedhje. Shqiptarët mbështesin në masë të madhe përpjekjet për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Europian. Urime”, shkruan Sanchez.
Edhe kryeministri Hungarisë, Viktor Orban ka uruar Ramën në rrjetet sociale: “Urime Kryeministrit Edi Rama për fitoren e tij bindëse në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë. I dashur Edi, mezi pres t'ju shoh këtë të premte në Tiranë në atë që mund të jetë një Samit historik i EPC-së.”
Gjithashtu një tjetër urim ka ardhur edhe nga Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili përmes një postimi në platformën X ka shkruar: “Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike në zgjedhje. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin për të sjellë rezultate për njerëzit e zakonshëm në të dy vendet tona”.
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartësia e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, e ka uruar edhe ai sot Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare.
Në mesazhin e tij, Sheikh Mohamed shprehu besim në rritjen e vazhdueshme të marrëdhënieve dypalëshe, duke pohuar se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shqipëria do të vazhdojnë të punojnë së bashku për të promovuar zhvillimin e mëtejshëm në dobi të të dy kombeve dhe popujve të tyre.
"Urime të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Lidhjet midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë kanë parë një rritje të fortë vitet e fundit dhe jam i bindur se së bashku mund të vazhdojmë të zgjerojmë bashkëpunimin dhe të promovojmë zhvillimin e mëtejshëm në dobi të kombeve dhe popujve tanë."
Urimeve ju është bashkangjitur edhe Presidenti i Francws, Emanuel Macron i cili ka shkruar në platformwn X:” Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet legjislative. Franca do të qëndrojë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj evropiane. Do të takohemi përsëri të premten për Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na mundësojë të forcojmë më tej partneritetin tonë!”
Urimi i radhës ka ardhur edhe nga Presidentja e Bashkimit Europian, Ursula Von der Leyen e cila ka shkruar edhe ajo në platformën X: “I dashur Edi Rama, urime për fitoren tuaj zgjedhore! Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim të madh drejt Bashkimit tonë. Le të vazhdojmë të punojmë ngushtë së bashku për reformat e BE-së. Shqipëria i përket BE-së! Pres me padurim t'ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.”
António Costa, Presidenti i Këshillit Europian shkruan gjithashtu në X: “Urimet më të ngrohta, i dashur Edi Rama, për këto rezultate mbresëlënëse zgjedhore. Pres me padurim t'ju përgëzoj personalisht nesër në Tiranë.”
Sondazh

Mbi 248 mijë biznese aktive në Shqipëri - Peshën më të madhe e zënë “personat fizikë”, 13 mijë subjekte janë të huaja
Numri i bizneseve aktive në Shqipëri deri në fund të vitit 2024 rezulton në 248.737, të cilat janë të shpërndara në të gjithë vendin. Sa i takojnë formës së......

BE-ja bie dakord për sanksione të reja ndaj Rusisë: Kërcënon me më shumë nëse Putin refuzon armëpushimin!
Paketa e re e sanksioneve të BE-së vjen një ditë para një raundi të drejtpërdrejtë negociatash midis Ukrainës dhe Rusisë në Turqi. Bashkimi Europian ka rënë......

Numërohen 79’409 zarfe me fletëvotimi nga jashtë – Cilat janë rezultatet paraprake?
Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po vijon aktualisht me numërimin e zarfeve të zgjedhësve nga jashtë, ndërsa numërimi i......

Përfundon numërimi i votave brenda vendit - KQZ: Nis përllogaritja e votave nga jashtë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka përfunduar procesi i numërimit dhe vlerësimit të votave për votimin brenda territorit të Shqipërisë, në......

Dobësohet sërish dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehtë sërish edhe këtë të mërkurë duke u blerë sot në raport me ditën e djeshme me 87.2 lekë dhe duke u shitur......

PS drejt mandatit të katërt me 82 deputetë - Numërohen 98% e kutive brenda vendit, mbyllen zyrtarisht 7 qarqe
Partia Socialiste po shkon drejt mandatit të katërt qeverisës, me rreth 52% të votave dhe 82 mandate të sigurar në rang vendi nga votat e numëruara deri në......

Diaspora “anon” ndjeshëm majtas - Rreth 53.79% e votave për PS. NISMA-SHB, forca e tretë më e votuar nga emigrantët
Që prej nisjes së procesit të numërimit në mbrëmjen e 11 majit dhe deri në orën 18:00 të ditës së sotme, rezultojnë që të jenë numëruar 58,834 zarfe nga......

Trump takohet me princin saudit - Çfarë kërkojnë vendet e Gjirit Persik nga SHBA?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump u prit me një ceremoni mbretërore në Arabinë Saudite, ndërsa mbërriti në kryeqytetin Riad, ku u takua me......