SHBA-Arabi Saudite, 600 mld USD marrëveshje - Trump njofton heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë
Presidenti amerikan Donald Trump e nisi udhëtimin e tij në Gjirin Persik me një njoftim të papritur se Shtetet e Bashkuara do të heqin sanksionet e gjata ndaj Sirisë. Gjithashtu, ai siguroi një angazhim prej 600 miliardë dollarësh nga Arabia Saudite për të investuar në SHBA.
Shtetet e Bashkuara ranë dakord t'i shesin Arabisë Saudite një paketë armësh me vlerë gati 142 miliardë dollarë, sipas Shtëpisë së Bardhë, e cila e quajti atë "marrëveshjen më të madhe të bashkëpunimit për mbrojtjen" që Uashingtoni ka bërë ndonjëherë.
Fundi i sanksioneve ndaj Sirisë do të ishte një nxitje e madhe për një vend që është shkatërruar nga lufta civile prej më shumë se një dekade.
Duke folur në një forum investimesh në Riad, Trump tha se po hiqte sanksionet sipas një kërkese nga sundimtari de facto i Arabisë Saudite, Princi Mohammed bin Salman. Lideri amerikan theksoi se sanksionet kishin pasur një funksion të rëndësishëm, por “tani është koha që vendi të ecë përpara”, u shpreh ai.
Ky veprim përfaqëson një kthesë të madhe në politikën amerikane. Shtetet e Bashkuara e shpallën Sirinë një shtet sponsor të terrorizmit në vitin 1979, vendosën sanksione në vitin 2004 dhe shtuan sanksione të mëtejshme pas shpërthimit të luftës civile në vitin 2011.
Ndër të tjera, Trump dhe princi i kurorës saudite nënshkruan një marrëveshje që mbulon energjinë, mbrojtjen dhe minierat. Ai është përpjekur të forcojë marrëdhëniet me sauditët për të përmirësuar lidhjet rajonale me Izraelin dhe për të vepruar si një mburojë kundër Iranit.
Marrëveshja mbulon kontrata me shumë kompani amerikane të mbrojtjes, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore, sigurinë detare dhe komunikimet.
Arabia Saudite është një nga klientët më të mëdhenj për armët amerikane dhe vendet kanë mbajtur lidhje të forta për dekada. Mbretëria e furnizon Uashingtonin me naftë dhe superfuqia ofron siguri në rajon.
Sondazh

Studentët zgjedhin teknologjinë, bujqësia "braktiset"/ Rritet numri i diplomimeve në arisimin e lartë për vitin shkollor 2023-24
Të dhënat e Institutit të Statistikave mbi statistikat e diplomimeve, tregojnë për një rënie të numrit të të diplomuarve gjatë vitit shkollor 2023-24. Gjatë......

440 milionë euro në skemën e pensioneve - 3-mujori, tejkalohet planifikimi me 13 milionë euro
Viti 2025 ka nisur mbarë për buxhetin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe për skemën e pensioneve, pasi të ardhurat nga kontributet e sigurimeve......

Shqipëri-BE, 63.48 mln euro për punësimin e të rinjve - Marrëveshja, synohet akses në tregun e punës
Në Kuvend është depozituar për ratifikim marrëveshja e financimit, ndërmjet Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për......

Socialistët, fitore më të thellë se në 2021 - Deri më tani, sigurojnë 9 mandate më shumë. Demokratët, 9 më pak
Partia Socialiste do të udhëheqë vendin edhe në 4 vitet e ardhshme. Për marrjen e mandatit të katërt, Partia Socialiste ka siguruar një fitore më të thellë......

Kina sfidon kufijtë e robotikës humanoide - 137 miliardë dollarë mbështetje për startup-et në këtë sektor
Pas "garës së inteligjencës artificiale", ka ardhur momenti i robotëve humanoidë. Robotët humanoidë të Kinës synojnë të nxisin rritjen ekonomike dhe të......

IdentiTek njofton: Zyrat në Tiranë, Vorë, Kamëz dhe Krujë do të jenë të mbyllura në datat 15-16 Maj!
IdentiTek SHA njofton se për shkak të masave të marra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, lidhur me organizimin e samitit “European Political......

SHBA, suficiti buxhetor shënon rritje në prill - Por, deficiti vjetor tejkalon 1 trilion USD, 23% më shumë se vitin e kaluar
Qeveria e Shteteve të Bashkuara shënoi një suficit buxhetor prej 258 miliardë dollarësh për muajin prill, 23% më shumë apo rreth 49 miliardë dollarë......

Liderët botërorë urojnë Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit!
Liderët botërorë kanë uruar kryeministrin e Shqipërisë ,Edi Rama, për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. E para që uroi ishte......