Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 13:25

Sa biznese u regjistruan rishtazi në 2024-ën? - Të dhënat e QKB/ Mbi 153 mijë aplikime online

Nga Elisabeta Dosku

Sa biznese u regjistruan rishtazi në 2024-ën? - Të dhënat e

Afro 17.500 biznese janë regjistruar rishtazi në vend përgjatë vitit 2024. Të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit,  tregojnë se gjatë vitit që kaloi  është shënuar një aktivitet të lartë në proceset e aplikimeve dhe regjistrimeve të reja.

Sipas të dhënave të disponueshme, u regjistruan 175,388 aplikime online, duke reflektuar një interes dhe angazhim të lartë nga sipërmarrësit sa i takon çështjeve të biznesit.  Aplikimet përfshijnë një gamë të gjerë shërbimesh e siç janë aplikime për regjistrime fillestare, ndryshime, pezullime, aktivizime, çregjistrime.

Qendra Kombëtare e Biznesit operon në tre regjistra, secili me kritere dhe procedura specifike. Regjistri Tregtar ka regjistruar 153,841 aplikime, duke përfshirë 17,500 subjekte të regjistruara.

Regjistri i Leje/ Licencave dhe Autorizime ka regjistruar 12,726 aplikime nga subjektet që kërkojnë miratim për veprimtari specifike, prej të cilave 2,122 u finalizuan me lëshimin e licencave dhe lejeve aktive.

Të dhënat e QKB tregojnë një tendencë të vazhdueshme të digjitalizimit dhe lehtësimit të procedurave për bizneset në Shqipëri.

Në kuadër të reformës së digjitalizimit, bizneset  kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme që marrin nga Qendrën Kombëtare të Biznesit, online nëpërmjet portalit e-albania,  duke shkurtuar kohë, procedura si dhe radhët e pritjes për qytetarët.

Po ashtu, përmes ndryshimeve ligjore të ndërmarra vitin e kaluar,  janë eliminuar  një sërë tarifash për aplikim që paguheshin më parë nga biznesi, siç është tarifa për kryerjen e aplikimit për rezervimin e emrit si dhe është rregulluar mënyra e lëshimit të certifikatës për këtë qëllim. Po ashtu është hequr edhe tarifa për transferimin e emrit tek palët e treta,  si dhe pagesa për kryerjen e aplikimit për korrigjimin e gabimeve.

Certifikata e  regjistrimit i shkon subjektit elektronikisht, njëkohësisht njoftimi i arsyes së refuzimit të aplikimit,  i shkon subjektit në rrugë elektronike. Është sanksionuar fakti se certifikata e regjistrimit fillestar lëshohet vetëm  një herë ne momentin e miratimit te aplikimit, dhe i shkon subjektit në rrugë elektronike.

Ekstraktet lëshohen vetëm në format elektronik dhe pa pagesë nëpërmjet sportelit elektronik.

 

Live TV

Të fundit
30 Nëntor

...

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

30 Nëntor

...