Shqipëria Postuar më 18 Mars 2025, 12:05

Turizmi deklaroi 14% më shumë shitje në sezon - Antiinformaliteti, 100 subjekte u “shpallën” me humbje!

Nga Elisabeta Dosku

Turizmi deklaroi 14% më shumë shitje në sezon -

Ndërsa vendi ka regjistruar një bum turistik përgjatë vitit të kaluar, kjo nuk është reflektuar tërësisht tek bizneset e shërbimeve, siç janë strukturat akomoduese, baret dhe restorante. Një pjesë e mirë e tyre janë kapur duke kryer evazion fiskal.

Në kuadër të Planit të turizmit 2024, administrata tatimore ka analizuar të dhënat në sistemin tatimor për subjektet pjesë e planit dhe janë kryer një sërë analizash për risqe të ndryshme të cilat janë dërguar për trajtim.

Pas analizës së kryer lidhur me krahasimin e xhiros nga fiskalizimi krahasuar Korrik 2024 me Korrik 2023,  janë evidentuar 100 Tatimpagues aktiv me rënie në vlerë më të madhe. Rënie në vlerë është mbi 5 milionë lekë.

Po ashtu janë evidentuar 99 tatimpagues me numër punonjësish më pak 10, tek të cilët totali i TVSH-se së detyrueshme për të dy periudhat është nën 200,000 lekë për periudhën Qershor 2024, Korrik 2024.

Tatimet kanë evidentuar gjithashtu 27 subjekte me leje për stacion plazhi nga agjencia e bregdetit mbi 10 punonjës dhe pa fatura për çadra për periudhën 12 - 18 Gusht 2024.

Megjithatë nga krahasimi i të dhënave nga fiskalizimi vihet re se për periudhën Gusht 2024 krahasuar me Gusht 2023,  ka një rritje të shitjeve prej 11% dhe një rritje të numrit të faturave të lëshuara prej 5%

Ndërsa për periudhën tremujore Qershor - Gusht 2024 krahasuar me Qershor - Gusht 2023 rezulton një rritje të shitjeve prej 14% dhe një rritje të numrit të  faturave të lëshuara prej 7%

Ndërsa janë regjistruar për përgjegjësinë e TVSH-se rreth 110 TP gjatë periudhës Maj – Gusht 2024.

Për të luftuar evazionin fiskal dhe mospërputhjen midis numrit të turistëve dhe shitjeve, një javë më parë qeveria miratoi një vendim sipas  të cilit, strukturat akomiduess duhet të deklarojnë jo më pak se 65 % shitje të kapaciteteve që kanë përgjatë periudhës 1 maj-30 shtator dhe jo më pak se 30 % nga periudha 1 tetor- 30 prill.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat