Dyfishohen të huajt në bujtina - Gjecaj: Po punojmë për më shumë shërbime. Nga xhiro me kuaj, te zip-line
Ndonëse hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në jug të vendit, në fillim të këtij viti, vazhduan të frekuentoheshin kryesisht nga shtetas shqiptarë, turistët e huaj, për shkak të stinës, preferuan hotelet dhe bujtinat në Valbonë dhe Theth.
Sipas të dhënave nga INSTAT, në dy muajt e parë të dimrit, rreth 50 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj frekuentuan hotelet dhe bujtinat në veri të vendit.
“Tashmë edhe turizmi malor po shkon drejt një sezoni gjithëvjetor. Si në Valbonë ashtu edhe në Theth, në këto luginat e mëdha, vetëm 30% e bujtinave qëndrojnë hapur gjatë gjithë vitit, kryesisht të frekuentuara nga shqiptarët,” – shprehet Aida Gjecaj, pjesë e Unionit Turistik.
Ajo që vihet re është se numri i shtetasve të huaj që kanë frekuentuar bujtinat është dyfishuar gjatë muajit të kaluar, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Ne synojmë që këto struktura të jenë të pajisura me të gjitha facilitetet që ofrojnë kushte optimale për turistët që i vizitojnë. Jemi duke punuar së bashku me tur-operatorët dhe pronarët e bujtinave për të ofruar sa më shumë shërbime ekstra, duke përfshirë xhiro me kuaj, ekskursione me motora, si dhe aktivitete si zip-line,” – thekson Aida Gjecaj.
Plani sektorial i turizmit synon që deri në vitin 2030, Thethi të ketë një kapacitet akomodues prej 1,550 shtretër në bujtina, ndërsa do të rritet edhe kapaciteti për kamping.
Sondazh

Si do të mbrohen të drejtat e autorit? - Pr/ligji: Gjobat parashikohen deri në 3% e të ardhurave vjetore të platformave
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka nxjerrë për Konsultim Publik, projektligjin “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me......

1.33 mld lekë për rrugët lidhëse në Tunelin e Llogarasë - ARRSH bën gati tenderin, sivjet parashikohet hapja përfundimtare për automjetet
Ndërtimi i rrugëve lidhëse në Tunelin e Llogarasë do të kushtojë rreth 1.33 mld lekë apo 13.5 mln euro. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin mbi......

Mbi 100 ditë me zemër artificiale! - Një burrë australian jetoi mbi 3 muaj me pajisjen eksperimentale
Një burrë australian me probleme të rënda të zemrës u bë personi i parë në botë që mbijetoi mbi 100 ditë me një zemër totalisht artificiale përpara se t’i......

Më shumë mallra kineze dhe arabe në Shkurt/ Importet ranë ndjeshëm me Turqinë, Gjermani dhe Italinë
Sipas të dhënave, në Shkurt, importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8.6%, në krahasim me një vit më parë. Edhe nëse analizojmë dy......

Rusia planifikon prodhim masiv të litumit në 2030 - Synon të paktën 60,000 tonë karbonat litiumi në fund të dekadës
Rusia planifikon të prodhojë të paktën 60,000 tonë metrikë karbonat litiumi në vitin 2030, tha ministria e burimeve natyrore. Moska kërkon të reduktojë......

Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, marrëveshje trepalëshe ushtarake!
Ministrat e Mbrojtjes së Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës (Pirro Vengu, Ivan Anushi dhe Ejup Maqedonci) kanë nënshkruar sot në Tiranë një marrëveshje......

"Blueprint" – Historia e Rrugës së Arbrit. Dokumentari që zbardh të pathënat e një projekti strategjik
Emisioni "Blueprint", cikli i dokumentarëve kushtuar investimeve strategjike në Shqipëri, nisi transmetimin e tij këtë të hënë në 21:00 në SCAN TV, duke i......

“Blini armë evropiane!” - Macron i bën thirrje BE-së të mos investojë në pajisjet amerikane
Presidenti francez Emmanuel Macron dëshiron të bindë vendet e BE-së që të ndalojnë blerjen e pajisjeve mbrojtëse të SHBA-së dhe të marrin armë franceze dhe......