Analiza Postuar më 18 Mars 2025, 11:14

Më shumë mallra kineze dhe arabe në Shkurt/ Importet ranë ndjeshëm me Turqinë, Gjermani dhe Italinë

Nga Xhorxhina Deda

Më shumë mallra kineze dhe arabe në Shkurt/ Importet ranë

Sipas të dhënave, në Shkurt, importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8.6%, në krahasim me një vit më parë. Edhe nëse analizojmë dy muajt e parë të vitit në drejtim të importeve sërish shohim një rënie prej 4.7%, krahasuar me dy muajt e parë të vitit 2024.

“Scan Intel” ka marrë në konsideratë të dhënat për muajin e dytë të vitit sa i përket partnerëve kryesore. Cilat vende plotësojnë “Top 10” furnizuesit kryesorë me mallra?

Shifrat flasin për Italinë në vend të parë, pasuar nga Turqia, Kina Greqia, Gjermania, Arabia Saudite, Serbia, Shtetet e Bashkuara, Polonia dhe Franca. Krahasuar me të njejtin muaj të vitit të shkuar duket se partnerët kryesorë kanë ndryshuar. Shifrat e INSTAT thonë se kanë dalë nga renditja India dhe Koreja e Jugut për t’u zëvendësuar me Arabinë Saudite dhe Poloninë.

Në muajin Shkurt të vitit 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, janë Arabia Saudite me 225%, Kina me 16.6%, Greqia me 10%, Serbia me 13.5%, Polonia me 11.8% dhe Franca me 9.8%.

Ndërkohë, nga ana tjetër, ndër partnerët kryesorë ku regjistrohet dhe rënia më e madhe mund të përmendim Turëinë me 41%, Gjermaninë me 12.1%, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara me 2.5% dhe 1.2% përkatësisht.

Nëse flasim në terma dymujorësh, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të importeve, Italia me 1.2%, Kina me 31.1% dhe Greqia me 6.3%.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 18 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo ditë për valutat kryesore?

Dollari amerikan edhe pse me një rënie të ;lehtë nga dje e ka nisur ditën pozitivisht në rritje duke u blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe duke u shitur me......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat