“Porta e Alpeve”, çfarë sjell projekti 100 mln euro për veriun? - Yzeiraj: Më shumë turizëm, rritet vlera e pronës me 10-15%

Projekti ”Porta e Alpeve”, që do të shërbejë si një korridor blu midis bregdetit dhe veriut të Shqipërisë, pritet të nisë së shpejti, për ti dhënë një hov të ri zhvillimi turizmit dhe për të krijuar të ardhura më të larta për banorët.
Komisioni i Bujqësisë ka diskutuar dhe miratuar projektligjin “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për këtë projekt,” i cili ka një vlerë prej 100 milionë euro, nga të cilat 50 milionë sigurohen përmes huasë së BERZH .
“Pjesë e një programi të gjerë investimesh që synon të sjellë një qasje për zhvillim të integruar të rajoneve të vendit. Sa i takon termave financiare, afati i zbatimit do të jetë prej 5 vitesh, kontrata ka maturitet prej 25 vitesh, ka një periudhë grace për 5 vitet e para, norma e interesit është 3.8-3.9 për qind. Është një kredi e butë dhe e vlefshme për buxhetin e shtetit”, tha Endrit Yzeiraj, Zv.Ministër i Financave.
Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, theksoi se aktualisht është hartuar dhe një listë investimesh prioritare në kuadër të këtij projekti.
“Programi porta e alpeve është një vazhdën e një qasje ndryshe të FSHZH, fokusi është zona veriperëndimore e Shqipërisë për të krijuar një lidhje strategjik dhe për të mundësuar që i gjithë fluksi turistik të shtrihet dhe në alpe duke krijuar një korridor blu që lidh pjesën e bregdetit dhe të alpeve. Programi ka nisur para 4 vitesh. Janë kryer një sërë studimesh paraprake. Puna pritet të nisë shumë shpejt, është hartuar dhe një listë investimesh prioritare e dakordësuar me aktorët lokalë”.
I pyetur nga deputetët për mënyrën e financimit dhe impaktin, zv. Ministri i Financave theksoi se implementimi tij do të rrisë të ardhurat në buxhet dhe rritje të vlerës së pronës.
"Gjysmën tjetër të investimit prej 50 milionë eurosh, synojmë ta sigurojmë si financim nga Banka Gjermane e Zhvillimit, KFW. Parashikojmë rritje 10 % për vizitor dhe 15-20 milionë euro të ardhura shtesë në vit nga ky projekt dhe rritje të vlerës së pronës 10-15 %.”
Projekti është i fokusuar në zonën e Lezhës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe dhe synon të lidhë më mirë zonat e veriut me njëra-tjetrën dhe pjesën tjetër të vendit. Projekti përfshihet përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe transportit, investime në ujësjellës dhe menaxhimin e ujërave të zeza, si dhe ndërhyrje në zhvillimin urban.
Nga turistë në pronarë, të huajt blejnë prona në Shqipëri/ Tirana dhe Riviera kryesojnë investimet. Mbi 60% e blerësve, nga BE
Shqipëria po përjeton një rritje të qëndrueshme të numrit të banorëve të huaj, ndonëse në nivele ende modeste krahasuar me vendet e tjera të......
Shtrenjtimi i çmimit të karburantit Lagarde: Varësia e Evropës nga lëndët djegëse fosile është e paqëndrueshme
Regjimi energjetik në Evropë është "qartësisht i paqëndrueshëm", paralajmëroi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), ndërsa kontinenti përballet me......
Rreziku i një krize në tregun global të energjisë - Komisioni Evropian harton strategjinë me tre pika
Komisioni Evropian po dërgon një sinjal të fortë paralajmërues në lidhje me rrjedhën e tregut global të energjisë, duke e quajtur atë një krizë potencialisht......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe Paundi fitojnë pikë!
Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij rritës që e shoqëroi përgjatë kësaj jave duke regjistruar këtë mëngjes një rënie të ndjeshme të kuotës në raport......
Tkurren eksportet e BE drejt SHBA - Tarifat shtesë janë shkaku kryesor
Eksportet e Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara po tkurren për shkak të tarifave shtesë të vendosura që kur Donald Trump mori detyrën në vitin 2025. Në......
Linjat ajrore shkurtojnë mbi 2 milionë vende - Shkak, frika e mundshme nga mungesa e karburantit
Linjat ajrore po bëjnë shkurtime masive të itinerareve, duke hequr rreth 2 milionë vende nga oraret e tyre të fluturimeve të majit, raportoi Financial Times,......
Çmimet e naftës vazhdojnë rënien - Trump lë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje paqeje me Iranin
Çmimet e naftës ranë për të dytën ditë radhazi të mërkurën, për shkak të pritjeve se furnizimi i pakësuar nga rajoni kryesor prodhues i Lindjes së Mesme mund......
Energjia diellore, suksesi i Evropës - U rrit me mbi 115% në 5 vite. Sistemi energjetik, në fazë tranzicioni të ndërlikuar
Rritja e energjisë diellore në Evropë është bërë një nga historitë më të dukshme të suksesit të tranzicionit energjetik në kontinent. Kapaciteti i energjisë......


