Shqipëria Postuar më 6 Maj 2026, 12:39

Tatimet mbledhin 408 milionë euro në Prill - Tejkalojnë planin me 12 milionë euro. Ndikim, antiinformaliteti

Nga Elisabeta Dosku

Tatimet mbledhin 408 milionë euro në Prill - Tejkalojnë planin me

Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm të ardhurat gjatë muajit Prill 2026. Referuar të dhënave paraprake të publikuara nga ky institucion, gjatë muajit që lamë pas, të ardhurat tatimore regjistrohen në 40.8 miliardë lekë apo rreth 408 milionë euro, duke kapërcyer me rreth 3.2 % në raport me në të njëjtin muaj të një viti më parë.

Konkretisht rritja në raport me Prill 2025, vlerësohet në 1.2 miliardë lekë, ndërsa ka një tejkalim të ndjeshëm të planifikimit të bërë për këtë muaj, në 2.8 miliardë lekë.

Të ardhurat tatimore përfshijnë të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet, të cilat kanë pasur perfomancë pozitive përgjatë kësaj periudhe.

Faktorët kryesore të rritjes së të ardhurave lidhen me rritjen ekonomike, aktivitetin më të lartë të biznesit dhe konsumin e shtuar.

Tatimi mbi të ardhurat personale është një tjetër zë me peshë të konsiderueshme në të ardhurat tatimore,  cili reflekton pagat e rritura të administratës dhe të sektorit privat si dhe efektet pozitive që ka dhënë reforma antiinformalitet në këtë drejtim. Fushata për faturimin elektronik dhe kontrollet e shumta në terren duke se ka dhënë kontribut në formalizim dhe rritjen e të hyrave tatimore.   Nga ana tjetër ndikim në të rritje ka pasur dhe dorëzimi i Deklaratës Individuale të të Ardhurave, DIVA 2025, duke bërë që qytetarët që kanë pasur detyrime, ti paguajnë ato.

Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga Administrata Tatimore, kanë njohur një rritje të konsiderueshme muaj pas muaji, të cilat gjithashtu reflektojnë reformën e rritjes së  pagave dhe atë kundër nëndeklarimit të tyre.

Ndërsa rritja e pagës minimale nga 1 Janari 2026 në 50 mijë lekë, ka sjellë gjithashtu ndikim të rëndësishëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat