Shtrenjtimi i çmimit të karburantit Lagarde: Varësia e Evropës nga lëndët djegëse fosile është e paqëndrueshme

Regjimi energjetik në Evropë është "qartësisht i paqëndrueshëm", paralajmëroi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), ndërsa kontinenti përballet me një rritje të shpejtë të çmimeve të energjisë nga lëndët djegëse fosile, që vjen kryesisht nga tregjet ndërkombëtare.
Evropa “importon rreth 60% të energjisë së saj, pothuajse tërësisht nga lëndët djegëse fosile”, tha Christine Lagarde në një fjalim në Frankfurt. “Në një mjedis që po ushtron presion mbi familjet dhe bizneset, burimet alternative të energjisë "ofrojnë rrugën më të dukshme" për të zvogëluar kontradiktat midis objektivave kryesorë të politikës evropiane të energjisë: siguria e furnizimit, qëndrueshmëria mjedisore dhe çmimet e përballueshme”, tha Lagarde.
Sipas analizave të BQE-së, vendet, me prodhim të energjisë elektrike që mbështetet më shumë në burimet jo-fosile, si Spanja dhe Portugalia, kanë qenë më të mbrojtura nga rritja e çmimeve të gazit natyror. Megjithatë, siç theksoi ajo, “mënyra se si i qasemi tranzicionit është gjithashtu e rëndësishme”. Kjo do të thotë “gjetja e rrugëve më efikase ekonomikisht” për të arritur rritjen dhe dekarbonizimin njëkohësisht.
Duke iu referuar marrëveshjes së klimës së Parisit të vitit 2015 , Lagarde kujtoi se qëllimi ishte të kufizohej ngrohja globale në 2°C ose edhe 1.5°C mbi nivelet para-industriale. Megjithatë, dekada e fundit ka rezultuar të jetë "më e ngrohta e regjistruar ndonjëherë".
Presidentja e BQE-së vuri në dukje se “përgjigjja e përgjithshme, nga qeveritë, si dhe nga shoqëritë në tërësi, nuk ka qenë në përputhje me atë që kërkon situata”. Një nga arsyet, tha ajo, është se “ndryshimi i klimës, një fenomen që imponohet pavarësisht nga pozicionet politike, është bërë një çështje partiake në vetvete”.
Së fundmi, Lagarde tha se njerëzit kanë nevojë për një analizë "të paanshme" në mënyrë që të "zgjedhin informacionin përkatës, duke injoruar zhurmën e panevojshme, dhe të ndihmojnë politikëbërësit dhe qytetarët të kuptojnë sinjalet dhe çfarë është në rrezik".
Rreziku i një krize në tregun global të energjisë - Komisioni Evropian harton strategjinë me tre pika
Komisioni Evropian po dërgon një sinjal të fortë paralajmërues në lidhje me rrjedhën e tregut global të energjisë, duke e quajtur atë një krizë potencialisht......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe Paundi fitojnë pikë!
Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij rritës që e shoqëroi përgjatë kësaj jave duke regjistruar këtë mëngjes një rënie të ndjeshme të kuotës në raport......
Tkurren eksportet e BE drejt SHBA - Tarifat shtesë janë shkaku kryesor
Eksportet e Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara po tkurren për shkak të tarifave shtesë të vendosura që kur Donald Trump mori detyrën në vitin 2025. Në......
Linjat ajrore shkurtojnë mbi 2 milionë vende - Shkak, frika e mundshme nga mungesa e karburantit
Linjat ajrore po bëjnë shkurtime masive të itinerareve, duke hequr rreth 2 milionë vende nga oraret e tyre të fluturimeve të majit, raportoi Financial Times,......
Çmimet e naftës vazhdojnë rënien - Trump lë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje paqeje me Iranin
Çmimet e naftës ranë për të dytën ditë radhazi të mërkurën, për shkak të pritjeve se furnizimi i pakësuar nga rajoni kryesor prodhues i Lindjes së Mesme mund......
Energjia diellore, suksesi i Evropës - U rrit me mbi 115% në 5 vite. Sistemi energjetik, në fazë tranzicioni të ndërlikuar
Rritja e energjisë diellore në Evropë është bërë një nga historitë më të dukshme të suksesit të tranzicionit energjetik në kontinent. Kapaciteti i energjisë......
Sekuestrohen ilaçe të padeklaruara në Portin e Durrësit - Procedohet drejtuesi i mjetit
Strukturat e Doganës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë goditur një rast të futjes së paligjshme të medikamenteve në territorin shqiptar. Gjatë......
“Do ndërhyjmë për të rritur financimet”, Rama të rinjve gjirokastritë: Angazhohuni në projektet start-up
Kryeministri Edi Rama në një takim me të rinjtë në Gjirokastër ka premtuar më shumë financime për të rinjtë që angazhohen në teknologji. Rama tha se do të......


