Inteligjencë artificiale për skanimin e faturave në turizëm - Si do funksionojë procesi dhe kur konsiderohen bizneset në shkelje

Në nisje të sezonit turistik, strukturat e akomodimit, baret dhe restorantet do të jenë në shënjestër të administratës tatimore për monitorimin e lëshimit të faturave fiskale, me qëllim uljen e informalitetit në këtë sektor dhe rritjen e të ardhurave.
Për herë të parë, administrata tatimore do të përdorë inteligjencën artificiale në funksion të arritjes së këtij qëllimi.
Referuar planit sektorial të administratës tatimore fokusuar në sektorin e turizmit, sistemi filtron automatikisht fotot e ushqimit/ambientit dhe fokusohet vetëm te fotot me fatura fiskale, duke kursyer kështu 80% të kohës dhe burimeve të analizës.
Fillimisht sistemi përmes google map, kërkon biznese dhe shkarkon foto, më pas bën dedektimin e shpejtë përmes Inteligjencës Artificiale nëse është faturë apo jo-faturë, në fazën dytë kalon në klasifikimin e thellë të QR Code, i cili lidh faturën me sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Numrin Serial të Lëshimit të Faturës (NSLF), si dhe Numrin e Identifikimit të Veprimeve Tatimore dhe në fund hartohet një raport me 5 fleta analitike për bizneset e dyshuar.
Një biznes bëhet i dyshuar dhe klasifikohet që lëshon fatura të pa fiskalizuara nëse mungon një nga elementët e mësipërm.
Në kuadër të zbatimit të këtij plani, Administrata Tatimore synon të aplikojë kontrolle të targetuara, të bazuara në analizën e riskut; Kërkojë deklarim të saktë dhe të plotë të të ardhurave; Monitorojë deklarimin e punonjësve të angazhuar në aktivitet, si dhe zbatimin e pagave indikative si element në vlerësimin e riskut tatimor dhe Verifikojë zbatimin korrekt të faturimit elektronik për çdo shërbim të ofruar.
“Porta e Alpeve”, çfarë sjell projekti 100 mln euro për veriun? - Yzeiraj: Më shumë turizëm, rritet vlera e pronës me 10-15%
Projekti ”Porta e Alpeve”, që do të shërbejë si një korridor blu midis bregdetit dhe veriut të Shqipërisë, pritet të nisë së shpejti, për ti dhënë një hov të......
Nga turistë në pronarë, të huajt blejnë prona në Shqipëri/ Tirana dhe Riviera kryesojnë investimet. Mbi 60% e blerësve, nga BE
Shqipëria po përjeton një rritje të qëndrueshme të numrit të banorëve të huaj, ndonëse në nivele ende modeste krahasuar me vendet e tjera të......
Shtrenjtimi i çmimit të karburantit Lagarde: Varësia e Evropës nga lëndët djegëse fosile është e paqëndrueshme
Regjimi energjetik në Evropë është "qartësisht i paqëndrueshëm", paralajmëroi presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE), ndërsa kontinenti përballet me......
Rreziku i një krize në tregun global të energjisë - Komisioni Evropian harton strategjinë me tre pika
Komisioni Evropian po dërgon një sinjal të fortë paralajmërues në lidhje me rrjedhën e tregut global të energjisë, duke e quajtur atë një krizë potencialisht......
Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe Paundi fitojnë pikë!
Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij rritës që e shoqëroi përgjatë kësaj jave duke regjistruar këtë mëngjes një rënie të ndjeshme të kuotës në raport......
Tkurren eksportet e BE drejt SHBA - Tarifat shtesë janë shkaku kryesor
Eksportet e Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara po tkurren për shkak të tarifave shtesë të vendosura që kur Donald Trump mori detyrën në vitin 2025. Në......
Linjat ajrore shkurtojnë mbi 2 milionë vende - Shkak, frika e mundshme nga mungesa e karburantit
Linjat ajrore po bëjnë shkurtime masive të itinerareve, duke hequr rreth 2 milionë vende nga oraret e tyre të fluturimeve të majit, raportoi Financial Times,......
Çmimet e naftës vazhdojnë rënien - Trump lë të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje paqeje me Iranin
Çmimet e naftës ranë për të dytën ditë radhazi të mërkurën, për shkak të pritjeve se furnizimi i pakësuar nga rajoni kryesor prodhues i Lindjes së Mesme mund......


