Shqipëria Postuar më 6 Maj 2026, 10:11

Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga dhe Paundi fitojnë pikë!

Nga Edel Strazimiri

Ndryshon trendi në tregun valutor – Dobësohet Dollari. Franga

Dollari amerikan ka ndryshuar trendin e tij rritës që e shoqëroi përgjatë kësaj jave duke regjistruar këtë mëngjes një rënie të ndjeshme të kuotës në raport me dje duke u blerë sot me 80.9 lekë dhe duke u shitur me 81.9 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane gjithashtu ka pësuar një rënie të lehtë të kuotës mëngjesin e kësaj të mërkure në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe është shitur me 95.9 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar një rritje të konsiderueshme të vlerës mëngjesin e sotëm pasi në raport me një ditë më parë është blerë me 103.5 lekë dhe është shitur me 104.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik edhe ai ka pasur një rritje të lehtë të vlerës këtë mëngjes duke u forcuar në raport me ditën që lamë pas teksa është blerë këtë të mërkurë me 109.7 lekë dhe është shitur me 110.9 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat