Përmirësohet situata nga moti i keq - Balluku: Rrugët e hapura, por në disa akse duhen zinxhirë
Rrugët kombëtare janë të hapura për qarkullimin e automjeteve, por në disa akse rekomandohet qarkullimi me zinxhirë dhe goma dimri.
Ndërkohë që, furnizimi me energji elektrike është kthyer te 81% e konsumatorëve të prekur nga defektet e shkakuar në rrjetin elektrik nga moti i keq.
Sipas njoftimeve mbi përditësimin e situatës së krijuar nga reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta, të publikuar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku grupet e punës së Autoritetit Rrugor Shqiptar, së bashku me kontraktorë kanë ndërhyrë në akset ku janë evidentuar problematika, për pastrimin dhe kriposjen e rrugës.
Ndërkohë që, po vijon puna në terren, pavarësisht kushteve të motit dhe temperaturave të ulëta, deri në normalizimin e plotë të situatës.
Vecanërisht rekomandohet përdorimi I zinxhirëve dhe gomave të dimrit në akse si: Qafë Thanë - Pogradec, Bogë – Theth, Trau Qafë Priskë - Qafë Mollë, Ersekë – Leksovik, etj.
Po ashtu, bëhet me dije se gjatë ditës ka vijuar puna në segmentin Fresk - Trau Dajt, në km 5 për rrëshqitjen e skarpatës, ndërsa po merren masa për pastrimin e rrugës segmenti, Trau - Teleferiku, ku ka pasur reshje dëbore.
Sa I takon furnizmit me energji elektrike, janë zgjidhur plotësisht problemet në qarkun e Vlorës dhe pothuajse plotësisht në rrethet Durrës, Burrel, Fier, Kukës, Korçë, Berat dhe Gjirokastër.
Deri mbrëmnejn e ditës së djeshme vijonte të kishte problematika të vogla në rajonin e Shkodrës dhe më të vështira në rajonin e Elbasanit, në të cilin nënstacioni i Prrenjasit vazhdonte të ishte jashtë pune.
Ndërkohë që, për ditën e sotme moti me temperature të ulëta konsiderohet më sfidues për situatën e transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike.
Sondazh

Me cilat shtete nuk paguajmë tatim të dyfishtë? - Lista/ Marrëveshje me 43 vende në botë, të ardhurat tatohen vetëm 1 herë
Tashmë është koha kur bizneset kanë filluar të mbyllin bilancet dhe të bëjnë deklarimet përkatëse. Po ashtu, edhe deklarimi i DIVA-s ka afat deri më datën 31......

Rënie e ndjeshme për Dollarin dhe Frangën – Sa këmbehen sot Euro dhe Paundi?!
Dollari amerikan ka shënuar një rënie të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të......

Zvicra neutrale do t'i bashkohet projektit të lëvizshmërisë ushtarake të BE-së!
Zvicra do t'i bashkohet projektit të lëvizshmërisë ushtarake të BE-së, i cili synon të sigurojë lëvizjen e shpejtë dhe të qetë të stafit ushtarak, pajisjeve......

Sërish kontrabandë nafte nga Tunizia - Operacioni “Ari i zi 2”, sekuestrohen 400.000 litra
Agjencitë ligjzbatuese brenda 24 orëve kanë finalizuar një tjetër operacion policor kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdha të naftës nga......

Eksportet e makinave të Kinës do të ngadalësohen në 2025 - Shitjet e automjeteve elektrike do të rriten me 25%, në rënie nga viti i kaluar
Eksportet e automjeteve të Kinës priten të rriten me 5.8%, në 6.2 milionë njësi këtë vit, duke u ulur nga një rritje prej 19.3% në 2024, treguan të dhënat......

Shkëputja e energjisë për shkak të motit të keq, Balluku: Janë riparuar 90% e defekteve në fidera
"Strukturat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë të mundur riparimin e defekteve të......

Fermat e erës do të tejkalojnë qymyrin në 2025 - Rritja e kapacitetit të prodhimit pritet të sjellë kalimin historik
Fermat me erë të Evropës mund të prodhojnë më shumë energji elektrike se termocentralet me qymyr për herë të parë në vitin 2025, nëse zgjerimi i prodhimit......

Cilat janë kostot e emigrantëve që duan të votojnë? - Deri në mesditën e së hënës janë mbi 8,700 regjistrime
Procesi i regjistrimit të emigrantëve shqiptarë të cilët dëshirojnë të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit ka nisur. Vota e emigrantëve do të......