Shqipëria Postuar më 14 Janar 2025, 10:53

Me cilat shtete nuk paguajmë tatim të dyfishtë? - Lista/ Marrëveshje me 43 vende në botë, të ardhurat tatohen vetëm 1 herë

Nga Elisabeta Dosku

Me cilat shtete nuk paguajmë tatim të dyfishtë? - Lista/

Tashmë është koha kur bizneset kanë filluar të mbyllin bilancet dhe të bëjnë deklarimet përkatëse. Po ashtu, edhe deklarimi i DIVA-s ka afat deri më datën 31 Mars. Por cilat janë shtetet me të cilat kemi marrëveshje për shmangien e taksimit të dyfishtë?

Në total lista e marrëveshjeve të ratifikuara nga Kuvendi “Për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e Evazionit Fiskal”, të cilat janë në fuqi,  përmban 43 shtete.

Marrëveshjet e para janë ratifikuar që në vitin 1993-94, ku bën pjesë Polonia , Rumania, Malajzia, Hungaria, Turqia, Çekia, Rusia, Maqedonia, Kroacia, Italia, Bullgaria. Suedia, Norvegjia, Greqia.

Nga viti 2000 deri në 2010 janë ratifikuar marrëveshjet me Maltën, Zvicrën, Moldavinë, Belgjikë, Kinë, Francë, Egjipt, Holande, Kosovë, Serbi, Mali Zi, Austri, Slloveni, Letoni, Kore e Jugut, Bosnje Hercegovinë, Luksemburg, Irlandë, Estoni, Gjermani,   Kuvajt dhe Spanjë.

Ndërsa nga viti 2011 dhe aktualisht, kanë hyrë në listë Singapori, Katari, India, Britani e Madhe dhe Irlandë e Veriut, Emiratet e Bashkuara Arabe, Islanda, Arabia Saudite dhe Izrafeli.

Marrëveshjet zbatohen ndaj personave që janë rezidentë të njërit ose e të dy shteteve kontraktuese dhe mbulojnë tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin të zbatuara në emër të një shteti kontraktues, pavarësisht nga mënyra e vjeljes së tyre.

Tatime mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin konsiderohen të gjitha tatimet e vendosura mbi të ardhurat totale, mbi kapitalin në total, ose mbi elementë të të ardhurave ose të kapitalit, përfshirë tatimet mbi fitimet nga tjetërsimi i pasurive të luajtshme apo

të paluajtshme, tatimet mbi shumat totale të pagave të paguara prej punëdhënësve si edhe tatimet mbi rivlerësimin e kapitalit.

Konkretisht, fitimet e një sipërmarrje të një shteti kontraktues do të tatohen vetëm në atë shtet përveç kur sipërmarrja ushtron biznes në shtetin tjetër sontraktues nëpërmjet një selie të përhershme të vendosur atje.

Në qoftë se sipërmarrja ushtron aktivitetin në mënyrën e sipërpërmendur, fitimet e sipërmarrjes mund të tatohen në shtetin tjetër por vetëm ajo pjesë e tyre që i atribuohet asaj selie të përhershme.

Të ardhurat e realizuara nga një rezident i një shteti kontraktues nga pasuria e paluajtshme (përfshirë të ardhurat nga bujqësia dhe pyjet) të vendosura në shtetin tjetër kontraktues mund të tatohen në këtë shtet tjetër. 

Nëse një individ punon një nga këto shtete, por të ardhurat i siguron nga një kompani shqiptare, ai tatohet vetëm në Shqipëri, apo anasjelltas.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat