Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2025, 10:53

“Jo më kredi pa limit për shtëpi” - 1 korrik, nis zbatimi i tavaneve në vlerën e huasë që marrim nga bankat

Nga Ledina Elezi

“Jo më kredi pa limit për shtëpi” - 1 korrik, nis

Qytetarët nuk do të marrin më kredi pa limit nga bankat. Nga 1 korriku ka nisur zbatimi i vendimit për vendosjen e tavaneve në vlerën e kredisë që japin bankat ndaj kredive për shtëpi.

Në fillim të muajit maj, Banka e Shqipërisë mori një vendim ku parashikohej kufizimi i kredive që japin bankat ndaj qytetarëve për të blerë një shtëpi të parë ose të dytë.

Konkretisht, për të blerë shtëpinë e parë, bankat tregtare nuk do të japin kredi më shumë se 85% të vlerës së banesës. Për shembull, nëse një qytetar do të blejë një shtëpi me çmim 10 milionë lekë të reja, banka mund të financojë maksimumi 8.5 milionë lekë, ndërsa 1.5 milionë lekë do t'i mbulojë individët me të ardhurat e veta.

Ndërkohë, për shtëpitë e dyta, bankat tregtare nuk do të japin kredi më shumë se 80% të çmimit të banesës. Për shembull, nëse një qytetar do të blejë një shtëpi me vlerë 10 milionë lekë të reja, banka mund të financojë maksimumi 8 milionë lekë, ndërsa 2 milionë lekë duhet të sigurohen nga vetë individi.

Nga ana tjetër, për kredinë që merret në monedhë të huaj, tavanet do të jenë më ulëta se ajo në lekë. Banka do të mbulojë me kredi 75% të vlerës së shtëpisë së parë dhe 70% të vlerës për shtëpinë e dytë. Kredia është më e ulët për të shmangur rrezikun e kursit të këmbimit.

Pra, nëse një qytetar do të blejë një shtëpi me vlerë 100 mijë euro, banka do t'i japë maksimumi 75 mijë euro kredi dhe nëse është shtëpi e dytë, 70 mijë euro.

Përveç tavaneve të kredisë, Banka e Shqipërisë vendosi kufizime edhe për sa i përket peshës që duhet të zërë kredia në të ardhurat e qytetarit. Kështu, kësti duhet të jetë 40% e të ardhurave të kredimarrësit për monedhën lekë dhe 35% për monedhën në valutë të huaj.

Ndërsa për shtëpinë e dytë, kësti i kredisë duhet të jetë jo më shumë se 35% e totalit të të ardhurave dhe për kredinë në valutë sa 30% e totalit të të ardhurave.

“Jo më kredi pa limit për shtëpi” - 1 korrik, nis “Jo më kredi pa limit për shtëpi” - 1 korrik, nis

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat