Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2025, 10:18

Rritet fluksi, TIA: Në qershor patëm 1 milion pasagjerë - Milano, Londra, Roma janë tre destinacionet më të preferuara

Nga Ernilda Luzi

Rritet fluksi, TIA: Në qershor patëm 1 milion pasagjerë - Milano,

Fluksi i lartë turistik në vend ka patur një ndikim shumë të madh edhe në transportin ajtor. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka njoftuar se vijon të shënojë rritje në numrin e pasagjerëve që përpunohen aty. Po ashtu janë zgjeruar edhe destinacionet ajrore, nga vijnë dhe shkojnë udhëtarët.

Sipas të dhënave të vetë aeroportit vetëm gjatë muajit qershor 2025 janë realizuar 6,170 fluturime drejt 84 destinacioneve në 24 shtete. Ky volum lëvizjesh ka sjellë dhe përcjellë nga aeroporti 999,688 pasagjerë përgjatë qershorit 2025. Këto të dhëna reflektojnë zgjerimin e rrjetit ajror që lidh Shqipërinë me pjesën tjetër të Europës dhe më gjerë, duke i dhënë më shumë alternativa udhëtimi si pasagjerëve vendas por dhe atyre të huaj.

Ky muaj shënoi edhe rikthimin e disa destinacioneve të preferuara. Referuar të dhënave nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, top 5 destinacionet më të kërkuara mbeten: Milano, Londra, Roma, Bolonja dhe Venecia.

Ndërkohë, rritjen e fluksit të pasagjerëve e konfirmojnë edhe të dhënat zyrtare nga INSTAT, ku në tremujorin e parë të vitit 2025 kanë udhëtuar me linja ajrore 2 milionë pasagjerë, kështu duke shënuar një rritje prej 9,1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga ana tjetër, në transportin ajror gjatë tremujorit të parë 2025 kanë operuar 19 shoqëri ajrore, ku nga këto 18 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 65.146 avionë, nga të cilët 79,5 % të tyre e zë numri i mbikalimeve. Këto shifra dëshmojnë rritjen e kërkesës për udhëtime

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat