Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2025, 17:09

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrences i rekomandon BSH që të ndërhyjë

Nga SCAN TV

Komisionet që marrin bankat nga bankomatet, Komisioni i Konkurrences i

Komisioni i Konkurrencës, në vijim të monitorimit të tregut të shërbimeve bankare në pajisjet ATM, shqyrtoi komisionet e aplikuara nga bankat e nivelit të dytë për tërheqje në bankomate në territorin e Bashkisë Sarandë.

Monitorimi u realizua në përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga Rezoluta e Kuvendit të Shqipërisë dhe përfshiu të dhëna të marra nga të gjitha bankat e licencuara në vend, sipas listës së publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Nga vlerësimi i të dhënave rezulton se nuk janë konstatuar praktika të kundraligjshme që cenojnë konkurrencën, por është evidentuar:

- një nivel i ulët transparence mbi tarifat;
- mungesë e harmonizimit për tarifat e aplikuara ndaj kartëmbajtësve të huaj, dhe;
- problematika lidhur me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve.

Për këto arsye, me Vendimin nr. 1193, datë 26.06.2025, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Bankës së Shqipërisë që të ndërmarrë masat e mëposhtme:

1. Të kontrollojë metodologjinë e përllogaritjes së komisioneve për tërheqje në bankomate, përfshirë komisionet për kartëmbajtësit e huaj dhe aplikimin e ‘mark-up’-it në shërbimin e këmbimit dinamik të valutës (DCC);

2. Të kërkojë raportim periodik dhe publikim të komisioneve në një format të unifikuar, lehtësisht të aksesueshëm nga publiku, si në faqet e bankave ashtu edhe në faqen e Bankës së Shqipërisë;

3. Të shqyrtojë nevojën për ndërhyrje rregullatore, bazuar në gjetjet e kontrolleve, në lidhje me përdorimin e rrjeteve të nënkontraktuara të bankomateve dhe parandalimin e aplikimit të komisioneve disproporcionale.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat