Shqipëria Postuar më 1 Korrik 2025, 10:27

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Dobësohet sërish Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur

Dollari amerikan ka regjistruar sërish rënie edhe këtë mëngjes duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke u shitur me 84 lekë krahasuar me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane është blerë sot me 97.6 lekë dhe është shitur me 98.4 lekë pa ndonjë ndryshim të ndjeshëm nga dita e djeshme.

Franga zvicerane ka shënuar rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë sot me 104 lekë dhe duke u shitur me 105.2 lekë.

Paundi britanik ka pësuar zbritje të vlerës këtë të martë duke u blerë sot me 113.4 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat