Vullnetarizmi në Shqipëri, rregulla të reja dhe mbrojtje ligjore - Librezë dhe kontratë për çdo vullnetar, ja çfarë parashikon ligji
Këshilli i Ministrave, ka miratuar projektligjin “Për Vullnetarizmin”, i cili angazhon qytetarët pa pagesë. Por çfarë parashikohet në këtë akt ligj?
Në mbledhjen e Fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar projektligjin “Për Vullnetarizmin”. Vullnetarizëm është investimi me vullnet të lirë i kohës, i njohurive dhe i aftësive vetjake në kryerjen pa kundërshpërblim, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të organizuar, të punëve ose shërbimeve në të mirë dhe në interes të publikut apo në dobi të personave të tjerë. Vullnetarizmi organizohet në formën e vullnetarizmit afatgjatë dhe të vullnetarizmit afatshkurtër.
Ky ligj zbatohet për të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë Ndërsa nuk zbatohet për kryerjen e punëve ose të shërbimeve, që janë të zakonshme në familje, shoqëri apo në marrëdhëniet e fqinjësisë, dhurimin e gjakut, realizimin e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate të formës së prerë, angazhimin në një program trajnimi apo formimi profesional, përpara lidhjes së kontratës së punës.
Sipas projekt-ligjit, ofrues të vullnetarizmit mund të jenë institucione publike, bashkësi fetare, organizata jofitimprurëse dhe madje edhe biznese që nuk synojnë fitim në këtë aktivitet. Përfitues të punës së vullnetarëve mund të jenë persona, institucione publike, organizata jofitimprurëse apo bashkësi fetare. Nga ana tjetër në vendim thuhet se vullnetarizmi nuk duhet të përdoret për të zëvendësuar punonjësit e rregullt apo shërbimet që normalisht paguhen por gjithashtu theksohet se përdorimi i vullnetarëve për përfitim ekonomik është i ndaluar.
Në akt ligj, përcatohet qartë dhe rregulli mbi detyrimet për sigurimet shoqërore të tyre. Sipas ligjit, vullnetarët përjashtohen nga detyrimi për pagesën e kontributeve të detyrueshme për sigurimet shoqërore, përveç sigurimit ndaj aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale. Vullnetarizmi kryhet pa shpërblim monetar, pa shpërblim në natyrë apo një formë tjetër përfitimi material, përgjatë kohëzgjatjes së vullnetarizmit ose me përfundimin e tij, përveçse kur ky ligj parashikon ndryshe. Sipas akt ligjit, vullnetari do të jetë i pajisur me librezën dhe kontratën e vullnetarit.

Samiti i Shkupit: Shqipëria, më afër se kurrë me BE - Komisionerja për Zgjerimin: Në vjeshtë hapim negociatat për grupkapitullin e fundit
Shqipëria është më afër se kurrë me Bashkimin Evropian, kështu janë shprehur Komisionerja e Bashkimit Evropian dhe Kryeministri Rama gjatë samitit të mbajtur......

Shqiptarët lanë jashtë vendit 470 euro për natë/ Italia, Greqia, Gjermania dhe Turqia ishin destinacionet kryesore
Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT për vitin 2024, shqiptarët mbi 15 vjeç kanë realizuar mbi 4.4 milionë udhëtime për qëllime personale apo biznesi,......

“Jo më pensione të djegura për emigrantët” - Hyn në fuqi marrëveshja me Italinë, bashkohen vitet e punës
Emigrantët shqiptarë që kanë punuar në Itali, por edhe italianët që kanë kontribuar në Shqipëri, tani mund të bashkojnë vitet e sigurimeve shoqërore.......

Banka Botërore emëron Massimiliano Paolucci si Menaxherin e ri të Zyrës së Grupit për Shqipërinë!
Duke filluar nga sot, 1 korrik, Massimiliano Paolucci bëhet Menaxheri i Vendit i Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, një pozicion që do të unifikojë......

Mira Murati, paga “marramendëse” për talentet e teknologjisë - Startup-i ofron mundësi punësimi në zhvillimin e inteligjencës artificiale
Thinking Machines Lab, startup-i i ri i Mira Muratit, ka tërhequr vëmendje për pagat jashtëzakonisht të larta që u jep specialistëve të teknologjisë. Para......

“Presim rritje çmimesh në vijim” - BSH: Bie besimi në ekonomi. Sektori i shërbimeve dhe industrisë ,“më pesimisti”
Besimi në ekonomi është sërish në rënie. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike ra me 2.2 pikë në muajin qershor. Kontributin......

Si ndryshoi tendenca e punësimit në fillim të vitit? Rritet shkalla e papunësisë për gratë, ulet për burrat
Instituti i Statistikave ka publikuar të dhëna të detajuara lidhur me situatën e punësimit për meshkujt dhe femrat gjatë tremujorit të parë të vitit 2025,......

Greqia, 8 miliardë euro investime nga BE - Projektet përfshijnë energjinë, strehimin, infrastrukturën
Greqia ka nisur disa programe ambicioze me financim prej 8 miliardë eurosh nga Bashkimi Evropian. Projektet synojnë trajtimin e sfidave të energjisë,......