Çfarë do të ndodhë me karburantin, alkoolin e duhanin? - Projekti, parashikohet rritje e akcizës. Hiqen përjashtimet
Ministria e Financave do të kryejë një analizë të detajuar, në lidhje me nivelet minimale të akcizës për çdo kategori produkti që importohet apo prodhohet në vend, me synim përafrimin e mëtejshëm me nivelet minimale të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Evropian.
Referuar strategjisë afatmesme të të ardhurave 2024-2027, e cila ka hyrë në fuqi, duke qenë se Shqipëria aplikon akcizat me tarifë specifike për njësi, niveli i akcizave të mallrave kryesore që ngarkohen me akcizë si karburantet dhe duhanet, është përgjithësisht më i ulët se nivelet e akcizave që zbatohen nga vendet e BE-së. Për këtë arsye synimi kryesor është përafrimi gradualisht i nivelit të akcizës me minimumet e direktivave të BE-së, pra e thënë ndryshe rritja graduale e kësaj takse.
Akciza është taksë specifike, e pagueshme për disa kategori mallrash që importohen apo prodhohen brenda vendit dhe përfshin alkoolin dhe pijet alkoolike, karburantet, duhanin dhe nënproduktet e tij, produktet energjetike, kafenë, fishekzjarrët, gomat, etj.
Sipas dokumentit, analiza e cila do të përfundojë deri në Qershor 2025, do të fokusohet edhe në eliminimin në disa industri të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga akciza dhe zëvendësimi i tyre me subvencione direkte.
Që nga viti 2022, ka filluar zbatimi i rekomandimeve të asistencës së FMN-së, në lidhje me masat në fushën e akcizës, duke eliminuar disa përjashtime/rimbursime për industri të caktuara. Megjithatë, konsiderohet ende e nevojshme të analizohen përjashtimet dhe rimbursimet aktuale nga akciza.
Këto masa pritet të reflektohen edhe me çmime të rritura për këto kategori produktesh.
Akciza zë rreth 11% të të ardhurave tatimore vjetore. Rreth 55% e të ardhurave nga akciza vijnë nga nënproduktet e naftës, 35% nga nënproduktet e duhanit dhe pjesa e mbetur prej 10% nga kategoritë e tjera të mallrave të akcizës.
Të ardhurat nga produktet alkoolike janë 6.8% e totalit të të ardhurave nga akciza. Akciza indeksohet çdo dy vjet me normën zyrtare të inflacionit të shpallur nga INSTAT-i (jo më shumë se 1.5%), me përjashtim të duhanit dhe nënprodukteve për të cilat ka një kalendar rritje të paracaktuar deri në vitin 2026.
Sondazh

“Të ulet çmimi kufi për naftën ruse” - 6 vende të BE bëjnë thirrje për sanksione më të forta ndaj Kremlinit
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian të ulë kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur për naftën ruse nga shtetet......

Shqipëria dhe Italia, me lidhje nënujore energjetike - Marrëveshje trepalëshe me Emiratet e Bashkuara Arabe. Kosto, rreth 1 mld euro
Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme. Në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja......

Lidhja nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë - Sot, marrëveshja trepalëshe edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe
Ditën e sotme pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të......

“Rritja e fluturimeve pengon objektivat klimatike” - Sipas raportit, përdorimi i karburantit do të shtohet me 60% deri në 2050
Numri i pasagjerëve ajrorë parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2050, duke shkaktuar rritje të kërkesës për karburant dhe duke penguar hapat e industrisë......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 96 lekë duke humbur sërish pikë sikurse edhe dje. Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe......

Kryeministri Edi Rama në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”. Gjatë fjalës së tij ai u ndal në bashkëpunimin në sektorin......

Marrëveshja mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Rruga drejt pavarësisë energjitike
Ditën e sotme pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e linjës nnëujore të transmetimit të......

Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose pritet në Washington nga Drejtori i ICITAP-it. Diskutohet siguria, programet rehabilituese dhe teknologjia informative
Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage. Gjatë takimit u......