“Rritja e fluturimeve pengon objektivat klimatike” - Sipas raportit, përdorimi i karburantit do të shtohet me 60% deri në 2050
Numri i pasagjerëve ajrorë parashikohet të dyfishohet deri në vitin 2050, duke shkaktuar rritje të kërkesës për karburant dhe duke penguar hapat e industrisë së aviacionit për të reduktuar emetimet, tregoi një studim nga grupi Transport and Environment.
Ndërsa udhëheqësit e industrisë së aviacionit do të takohen në Dublin këtë javë në një konferencë financiare vjetore ku priten shumë shitje avionësh, grupi me bazë në Bruksel i bëri thirrje Bashkimit Evropian të zbatojë masa për të kufizuar rritjen e sektorit.
Hapat për të zbutur udhëtimin ajror që po rritet shpejt mund të përfshijnë kufizimin e rritjes së infrastrukturës së aeroporteve dhe udhëtimin e korporatave duke rritur taksat në sektor, thuhet në raport.
Industria e linjave ajrore, e cila përbën rreth 2.5% të emetimeve globale të karbonit, është zotuar të përdorë karburant të qëndrueshëm të aviacionit, në një përpjekje për të ulur emetimet dhe për të arritur neto zero deri në vitin 2050. Por furnizimi i pakët dhe çmimet deri në pesë herë më të larta se karburanti tradicional i avionëve nënkuptojnë se pak nga karburanti më i gjelbër është në përdorim.
Raporti theksoi se përdorimi i karburantit nga industria parashikohet të rritet me 59% deri në vitin 2050, në raport me nivelet e 2019, ndërsa numri i pasagjerëve rritet.
"Sa më shumë rriten, aq më shumë largohen prej objektivave klimatikë. Me këtë ritëm, avionët do të djegin ende dy miliardë fuçi naftë në vit në vitin 2050, pavarësisht se përdorin edhe karburant të qërndrueshëm," thonë analistët.
Industria e linjave ajrore ka kundërshtuar vazhdimisht thirrjet për të kufizuar rritjen, duke thënë se sektori është thelbësor për zhvillimin ekonomik dhe lidhjen globale.
Sondazh

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 96 lekë duke humbur sërish pikë sikurse edhe dje. Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe......

Kryeministri Edi Rama në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”
Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Samitin global “Abu Dhabi Sustainability Week”. Gjatë fjalës së tij ai u ndal në bashkëpunimin në sektorin......

Marrëveshja mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Rruga drejt pavarësisë energjitike
Ditën e sotme pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e linjës nnëujore të transmetimit të......

Drejtori i Burgjeve, Klevis Qose pritet në Washington nga Drejtori i ICITAP-it. Diskutohet siguria, programet rehabilituese dhe teknologjia informative
Drejtori i ICITAP-it, Gregory Ducot, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Shqipërisë, Klevis Qose, dhe William Sage. Gjatë takimit u......

Marrëveshje në bujqësi e financa, kryeministri Rama në ‘Java e Qëndrueshmërisë’, Abu Dhabi 2025
Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, (Abu......

Zjarret në Kaliforni “godasin” kompanitë e sigurimeve - Kostot mund të shkojnë rreth 30 miliardë dollarë
Zjarret shkatërruese që kanë prekur Kaliforninë Jugore gjatë javës së fundit mund të kenë shkaktuar kosto të siguracioneve deri në 30 miliardë dollarë, sipas......

Paketa e Maleve/ Cilat toka nuk mund të merren për 1 euro? - U refuzohet e drejta e investimit atyre që nuk plotësojnë 5 kushte të pronës
Projektligji “Për paketën e maleve” synon që të tërheqë investime në zonat malore përmes kalimit të pronësisë së pasurive shtetërore në këto zona për vetëm 1......

“Britania, superfuqi e IA” - Qeveria synon të rrisë produktivitetin me 47 mld paund në vit
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se donte ta bënte Mbretërinë e Bashkuar një "superfuqi" të inteligjencës artificiale, duke premtuar se do të......