Europa Postuar më 15 Janar 2025, 11:50

“Të ulet çmimi kufi për naftën ruse” - 6 vende të BE bëjnë thirrje për sanksione më të forta ndaj Kremlinit

Nga Kristi Ceta

“Të ulet çmimi kufi për naftën ruse” - 6 vende

Gjashtë vende të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian të ulë kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur për naftën ruse nga shtetet e G7.

Kufijtë e çmimeve të naftës së papërpunuar ruse si dhe produkteve të naftës së rafinuar u vendosën nga G7 për të frenuar të ardhurat e Moskës nga tregtia e naftës dhe e si rrjedhojë për të penguar pushtimin e Ukrainës.

"Masat që synojnë të ardhurat nga eksporti i naftës janë thelbësore pasi ato reduktojnë burimin e vetëm më të rëndësishëm të të ardhurave të Rusisë," thanë Suedia, Danimarka, Finlanda, Letonia, Lituania dhe Estonia në një letër drejtuar krahut ekzekutiv të BE-së. "Tani është koha për të rritur më tej ndikimin e sanksioneve tona duke ulur kufirin e çmimit të naftës," thuhet në dokument.

Kufiri i çmimit të G7 u caktua në 60 dollarë për fuçi naftë të papërpunuar ruse dhe 100 dollarë për fuçi për produktet premium.

Sipas burimeve zyrtare të Ukrainës, "eksporti i energjisë është burimi kryesor i financimit të luftës për Kremlinin. Sa më i lartë të jetë çmimi i naftës, aq më i madh është numri i armëve dhe synimet agresive në Rusi."

Çmimet maksimale të kufirit nuk kanë ndryshuar që nga dhjetori 2022, ndërsa ato të naftës së papërpunuar ruse në treg ishin nën atë nivel mesatarisht në 2023 dhe 2024.

"Tregu ndërkombëtar i naftës furnizohet më mirë sot se në vitin 2022, duke reduktuar rrezikun që një kufi më i ulët i çmimit të shkaktojë një tronditje të ofertës," thuhej në letrën e gjashtë vendeve anëtare të BE-së.

Sipas këtyre shteteve, "varësia e madhe nga eksportet e energjisë për të ardhurat, Rusia nuk ka alternativë tjetër veçse të vazhdojë eksportet e naftës edhe me një çmim shumë më të ulët," thuhej në letër.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 96 lekë duke humbur sërish pikë sikurse edhe dje. Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat