Shqipëria Postuar më 15 Janar 2025, 10:41

Lidhja nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë - Sot, marrëveshja trepalëshe edhe me Emiratet e Bashkuara Arabe

Nga Hamit Yzeiraj

Lidhja nënujore energjetike mes Shqipërisë dhe Italisë -

Ditën e sotme pritet nënshkrimi i marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë elektrike mes vendin tonë dhe shtetit italian.

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes është zhvilluar samiti global “Abu Dhabi Sustainability Week”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal në bashkëpunimin në sektorin energjetik.

“Dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet bashkuara Arabe është i rëndësishëm për një rajon që shumë luftëra keqkuptime, i kanë dhënë formë të shkuarës sonë. Bashkëpunimi dhe dëshira për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me hapa konkrete. Bashkëpunimi që ka nisur mes kompanisë shtetërore KESH synon të zhvillojë deri në 3 giga vat të energjisë së ripërtëritshme. Është një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për paqen por edhe bashkëpunimin në rajon. Më lini ta përmbyll duke shprehur mirënjohnjen time edhe për dikë që sa hyri në sallë, që është kryeministrja Meloni e cila është këtu për të bekuar këtë marrëveshje mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë”.

Projekti është vlerësuar edhe nga kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni.

"Jam jashtë mase e gëzuar, siç e shprehu edhe Kryeministri Rama, për këtë projekt kaq ambicioz. Në fakt, ky projekt është një burim krenarie për mua, pasi tregon forma të reja bashkëpunimi që lidhin partnerë që në dukje mund të jenë të largët. Partnerë që e shohin fushën e shahut në tërësi. Kjo nismë është një hap konkret drejt një lidhjeje të mirëfilltë globale, e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë dinamike. Tashmë kemi një zgjedhje për të bërë: ose të vuajmë nga ato transformime, ose t’i shohim si mundësi. Duhet të zgjedhim të dytën.”

Sipas kryeministrit, prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100% nga burime të ripërtëritshme dhe jemi pjesë e listës të vendeve evropiane kur vjen fjala për përqindjen e energjisë të përtëritshme.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 15 Janar Edel Strazimiri

Sa këmbehen sot valutat kryesore?

Dollari amerikan blihet sot me 94.8 lekë dhe shitet me 96 lekë duke humbur sërish pikë sikurse edhe dje. Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat