“Do të ofrohen shërbime publike ndërkufitare” - Synimi i Kornizës së Ndërveprimit, përparimi në tregun e vetëm digjital evropian
Administrata publike shqiptare do të bashkëpunojë me administratat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe ofrimin e shërbimeve publike shqiptare përtej kufijve.
Është publikuar në Fletoren Zyrtare vendimi për miratimin e Kornizës Kombëtare të Ndërveprimit, e cila ka për qëllim të nxisë më tepër institucionet publike që të ofrojnë shërbime dhe të dhëna për institucionet e tjera publike, qytetarët dhe bizneset, përmes kanaleve digjitale. Gjithashtu, synohet që të ofrohen shërbime publike të aksesueshme për të gjithë qytetarët në Bashkimin Evropian.
Nga kjo Kornizë parashikohet nxitja e ndërveprimit ndërkufitar dhe ndërsektorial për ofrimin e shërbimeve publike ndërkufitare. Mungesa e ndërveprimit është një pengesë kryesore për përparimin në tregun e vetëm digjital në aspektin evropian.
Ndërveprimi është një parakusht për të mundësuar komunikimin elektronik dhe shkëmbimin e informacionit midis institucioneve publike. Këto përmirësime bëhen në kuadër të transpozimit të Kornizës Evropiane të Ndërveprimit.
Për qëllimet e kornizës, ndërveprimi është aftësia për të integruar ndarjen e informacionit dhe njohurive midis palëve, institucioneve, përmes proceseve të punës që ato mbështesin, nëpërmjet shkëmbimit të të dhënave ndërmjet sistemeve të tyre të teknologjisë së informacionit. Ndërveprimi adreson nevojën për bashkëpunim ndërmjet sektorëve të administratës publike në ofrimin e shërbimeve publike, shkëmbim të informacionit ndërmjet sektorëve të administratës publike, ndarjen dhe ripërdorimin e informacionit midis sektorëve të administratës publike për të rritur efikasitetin administrativ.
Pavarësisht përparimit të konsiderueshëm në drejtim të digjitalizimit të administratës publike, administratat ende mund të ketë pengesa për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimin elektronik. Këto përfshijnë pengesa ligjore, procese biznesi dhe modele informacioni të papërputhshme dhe diversitetin e teknologjive të përdorura. Kjo ndodh sepse, historikisht, sistemet e informacionit u vendosën në sektorin publik në mënyrë të pavarur nga njëri-tjetri dhe jo në një mënyrë të koordinuar.
Sondazh

Prodhimi diellor, 32% rritje në vitin 2025 - Evropa, në rrugën e duhur për të thyer rekordin e vitit të kaluar
Prodhimi i energjisë elektrike diellore në Evropë gjatë tremujorit të parë të vitit 2025 u rrit me mbi 30% krahasuar me të njëjtët muaj në 2024-ën, duke......

Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i shtresës asfaltike!
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin rrugor Plepa–Rogozhinë, me një gjatësi prej rreth 33 kilometrash, pjesë......

Hotelet në bregdet, gati për turistët - Importojnë 140 ton çadra në një muaj. Bizneset nxitojnë për të kapur sezonin
Jo vetëm për sigurimin në kohë të fuqisë punëtore, por edhe për përgatitjen infrastrukturore, resortet, hotelet dhe stacionet e plazhit përgjatë vijës......

Bujqësia, drejt standardeve ndërkombëtare - Skema Kombëtare 2025 mbështet certifikimin GLOBAL GAP
Fermerëve shqiptarë do t’u ofrohet mbështetje për certifikimin GLOBAL GAP për të rritur standardet e prodhimit. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për......

Zhvillimi i zonës bregdetare të Darëzezës - Detajet e projektit “Mes Semanit dhe Vjosës”. Shëtitore, zonë sportive dhe rekreacioni
Shëtitore, zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale dhe hoteliere, shërbime plazhi, etj. Këto janë disa nga detajet e projektit “Mes......

Cilat shtete preferojnë Greqinë? - Mbi 28 milionë vizitorë do të udhëtojnë në tokën helene në 2025
Turizmi grek vazhdon të jetë dominant në vitin 2025. Planifikimi për sezonin veror të vitit 2025 pasqyron një strukturë të qëndrueshme të kërkesës, me......

Subvencionet në bujqësi/ AZHBR: 200 mijë lekë mbështetje për fermat organike!
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se vijon të jetë e hapur deri më 30 maj, thirrja për aplikime në 8 masat mbështetëse të Skemës......

“Mes Semanit dhe Vjosës”/ Balluku: Projekti më i ri synon zhvillimin e bregdetit të Darëzezës!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti “Mes Semanit dhe......