Shqipëria Postuar më 24 Prill 2025, 11:03

Hotelet në bregdet, gati për turistët - Importojnë 140 ton çadra në një muaj. Bizneset nxitojnë për të kapur sezonin

Nga Hamit Yzeiraj

Hotelet në bregdet, gati për turistët - Importojnë 140 ton

Jo vetëm për sigurimin në kohë të fuqisë punëtore, por edhe për përgatitjen infrastrukturore, resortet, hotelet dhe stacionet e plazhit përgjatë vijës bregdetare të vendit janë vënë në lëvizje për të kompletuar dhe, pse jo, për të rritur numrin e çadrave të diellit të vendosura në rërë.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave, gjatë muajit të kaluar u importuan 140 ton çadra dielli, sasia më e lartë ndonjëherë e regjistruar në bazë mujore. Vetëm për këtë muaj janë importuar 44 ton më shumë çadra se në gjithë tremujorin e parë të vitit të kaluar.

E përkthyer në vlerë, kjo përfaqëson rreth 41 milionë lekë shpenzime nga ana e bizneseve shqiptare që operojnë në sektorin e turizmit, për blerjen e çadrave të reja. Kjo shumë është rreth 15 milionë lekë më e lartë se ajo e regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në total përgjatë 3 maujve të parë të këtij viti në vend hynë 190 ton ose 55 milionë lekë çadra.

Prodhuesit nga ku janë importuar çadrat kanë qenë kryesisht nga Kina, e cila përbën 36% të totalit, ose 51 ton. Pas saj renditen Kroacia dhe Bosnjë-Hercegovina, që kanë kontribuar gjithashtu me sasi të konsiderueshme.

Ndonëse përgjatë muajve të kaluar ka qenë Italia dhe dy vende të tjera të rajonit përmendur më lartë si furnizuesit kryesor të Shqipërisë me çadra dielli, harta gjeografike e furnizimit tashmë ka shkuar deri në Lindjen e Largët.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat