Shqipëria Postuar më 24 Prill 2025, 10:54

Bujqësia, drejt standardeve ndërkombëtare - Skema Kombëtare 2025 mbështet certifikimin GLOBAL GAP

Nga Ernilda Luzi

Bujqësia, drejt standardeve ndërkombëtare - Skema Kombëtare

Fermerëve shqiptarë do t’u ofrohet mbështetje për certifikimin GLOBAL GAP për të rritur standardet e prodhimit. Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi për vitin 2025 ofron subvencione për certifikimin GLOBAL GAP.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bën të ditur se nga masat mbështetëse përfitues të mundshëm mund të jenë fermerë individual, SHBB, person fizik ose juridik.

Masa e përfitimit për certifikimin individual do të jetë sa 50% e vlerës totale të faturës tatimore, deri në shumën 175,000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektar. Ndërsa, masa e përfitimit për certifikimin në grup fermerësh do të jetë deri në 500,000 lekë, për grupe fermerësh prej 10 anëtarësh me sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

Nga ana tjetër, masa mëbështetëse do të jetë deri në 700,000 lekë për grupe fermerësh prej 20 anëtarësh, me sipërfaqe jo më pak se 15 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 ha në fushë të hapur.

Thirrja për aplikime në 8 masat mbështetëse të Skemës Kombëtare në Bujqësi 2025 vijon të jetë e hapur deri më 30 maj.

Ndërkohë, AZHBR-së bën të ditur se për fermat e certifikuara organike vlera e mbështetjes është 200,000 lekë. Fermat organike, për vitin e parë përfitojnë financim në vlerën 100 000 lekë, në vitin e dytë 150 000 lekë dhe 200 000 lekë për fermë të certifikuar.

Fermat organike janë të certifikuara me Global GAP dhe operojnë në sektorin e prodhimit të mjaltit, perimeve, bimëve mjekësore etj. Bujqësia organike në Shqipëri po zhvillohet gjithmonë e më tepër, duke sjellë produkte cilësore në treg.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat