Zhvillimi i zonës bregdetare të Darëzezës - Detajet e projektit “Mes Semanit dhe Vjosës”. Shëtitore, zonë sportive dhe rekreacioni
Shëtitore, zonë sportive dhe rekreacioni, struktura akomodimi sezonale dhe hoteliere, shërbime plazhi, etj. Këto janë disa nga detajet e projektit “Mes Semanit dhe Vjosës”, që janë bërë publike përmes një videoje të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale.
Projekti synon zhvillimin e zonës bregdetare të Darëzezës, ndërsa pjesë e tij do të jetë edhe krijimi i një tregu për produktet lokale, kamp veror ndërkombëtar, akademi dhe fusha tenisi, akuapark i përmasave ndërkombëtare, fusha e parë e golfit në Shqipëri, etj.
Pak kohë më parë edhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi nënshkrimin e kontratës me vlerë 1.52 mln euro, për rikonstruksionin e segmentit rrugor nga rrethrrotullimi i Sop-it deri në Urën e Darëzezës, me qëllim përmirësimin e asesueshmërisë dhe infrastrukturës së turizimit të aventurës.
Rruga ndodhet në zonën e Semanit dhe fillon në kryqëzimin me Rrugën Kombëtare Fier - Vlorë, rrethi Apollonia, vazhdon përgjatë segmentit rrugor Hoxharë dhe përfundon në Urën e re të Darëzezës.
“Qëllimi i investimit është përmirësimi i aksesit dhe lidhjes së rrugës kombëtare Fier - Vlorë me zonën bregdetare të Darëzezës, si një nga vendet kryesore turistike të Bashkisë Fier”, - thuhej ndër të tjera në dokumentet e tenderit të BERZH.
Sondazh

Cilat shtete preferojnë Greqinë? - Mbi 28 milionë vizitorë do të udhëtojnë në tokën helene në 2025
Turizmi grek vazhdon të jetë dominant në vitin 2025. Planifikimi për sezonin veror të vitit 2025 pasqyron një strukturë të qëndrueshme të kërkesës, me......

Subvencionet në bujqësi/ AZHBR: 200 mijë lekë mbështetje për fermat organike!
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) njofton se vijon të jetë e hapur deri më 30 maj, thirrja për aplikime në 8 masat mbështetëse të Skemës......

“Mes Semanit dhe Vjosës”/ Balluku: Projekti më i ri synon zhvillimin e bregdetit të Darëzezës!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau në rrjetet sociale pamje nga projekti “Mes Semanit dhe......

Samiti Global i Privatësisë/ Komisioneri Dervishi zhvillon takime me zyrtarë të lartë të SHBA-së
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, mori pjesë në Edicionin e 25-të të Samitit Global Vjetor të......

Paqëndrueshmëri në tregun valutor – Çfarë ka ndodhur sot me monedhat e huaja?!
Dollari amerikan vijon të regjistrojë luhatje të vazhdueshme të vlerës edhe këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 86.5 lekë dhe......

Paga e mësuesve, jo më pak se 1500 euro-Berisha: Do investohet shumë në shkollim, “një çati, për çdo çift”
Pagë jo më të ulët se 1500 euro për çdo mësues, për ta ringritur figurën e tij në piedestal”. Nga Vora, ku prezantoi kandidatët e Partisë Demokratike,......

Zgjedhjet në Kanada, rekord votash paraprake - Kërcënimet e Trump shtojnë interesin e qytetarëve për procesin zgjedhor
Një numër rekord prej 7.3 milionë njerëzish kanë hedhur votat e tyre gjatë katër ditëve të votimit paraprak në zgjedhjet e Kanadasë, treguan shifrat zyrtare.......

Trump “kursen” kreun e Fed - Nuk planifikon shkarkimin e tij, synon përmirësimin e marrëdhënies me Kinën
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se nuk ka "nuk ka ndërmend të shkarkojë" Jerome Powell pasi kritikoi vazhdimisht kreun e Rezervës Federale. Por ai......