Europa Postuar më 24 Prill 2025, 10:36

Cilat shtete preferojnë Greqinë? - Mbi 28 milionë vizitorë do të udhëtojnë në tokën helene në 2025

Nga Kristi Ceta

Cilat shtete preferojnë Greqinë? - Mbi 28 milionë vizitorë

Turizmi grek vazhdon të jetë dominant në vitin 2025. Planifikimi për sezonin veror të vitit 2025 pasqyron një strukturë të qëndrueshme të kërkesës, me interesin për Greqinë që mbetet i fortë nga tregjet kryesore evropiane, ndërsa vrulli i SHBA-së, Lindjës së Mesme dhe Evropës Juglindore vazhdon të forcohet.

Turizmi në Greqi mbetet i fortë, siç tregohet nga oraret e linjave ajrore. Për sezonin veror të vitit 2025, janë planifikuar 28.2 milionë vende ajrore në fluturime ndërkombëtare drejt vendit, një rritje prej 4.6% krahasuar me vitin 2024.

Burimet zyrtare greke thanë se vendosja e tarifave do të rrisë inflacionin dhe do të ulë të ardhurat e disponueshme të amerikanëve, duke rezultuar në një ulje të shpenzimeve të tyre. Megjithatë, sa i përket Evropës, ata shprehën optimizmin dhe theksuan se "nuk do të ketë ndonjë efekt të drejtpërdrejtë në Greqi". Sipas tyre, turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë dhe "duhet ta mbajnë cilësinë të lartë në mënyrë që turistët të zgjedhin tokën helene".

Analiza e Institutit të Shoqatës së Ndërmarrjeve Greke të Turizmit tregon se Mbretëria e Bashkuar mbetet tregu më i madh për Greqinë me 5.6 milionë vende (+2.2% krahasuar me vitin e kaluar), që përfaqësojnë 20% të totalit, e ndjekur nga Gjermania me 4.7 milionë vende (+2.5%) dhe një pjesë tregu prej 17%. E treta është Italia me 2.5 milionë vende (+3.9%) dhe një pjesë tregu prej 9%, duke konfirmuar trendin e qëndrueshëm në rritje të viteve të fundit.

Nga tregjet kryesore për turizmin hyrës, rritja më e madhe (+18.6%) u regjistrua nga SHBA me 727 mijë persona që udhëtuan me avion. Ndër rritjet e ndjeshme, spikat Izraeli, i cili tregon një rritje të fortë prej +52.1%, duke tejkaluar 1.3 milion.

Vendet me kapacitet të ulët më parë tregojnë gjithashtu rritje të dukshme, si Arabia Saudite (+45.0%) me 84 mijë vende, Shqipëria (+56%) me 156 mijë vende dhe Armenia (+68.5%) me 75 mijë vende. Gjeorgjia gjithashtu tregon rritje mbresëlënëse, duke dyfishuar kapacitetin e saj (+113%) me 126 mijë vende.

Përkundrazi, rënie vërehen në vende si Franca (-2.6%) me 1.7 milionë, Polonia (-6.7%) me 682 mijë dhe Danimarka (-7.3%) me 298 mijë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat