Shqipëria Postuar më 24 Prill 2025, 11:22

Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i shtresës asfaltike!

Nga Edel Strazimiri

Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin rrugor Plepa–Rogozhinë, me një gjatësi prej rreth 33 kilometrash, pjesë kyçe e aksit që lidh Durrësin me jugun e vendit, ku është realizuar riparimi i shtresës asfaltike, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e infrastrukturës.

Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i

Sipas njoftimit punimet janë shoqëruar edhe me vendosjen e sinjalistikës horizontale, çka pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve.

ARRSH bën me dije se ky projekt është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e rrugëve kombëtare dhe garantimin e një qarkullimi më të sigurt e efikas për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i Segmenti rrugor Plepa–Rogozhinë/ ARRSH: Ka përfunduar riparimi i

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat