Bankers Petrolum, ministri Malaj: Hetimi në proces, do zbulohen figurat përgjegjëse
Në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë legjislaturë, u diskutua edhe çështja e “Bankers Petroleum”, kompanisë ndaj së cilës Prokuroria e Fierit ka nisur hetime.
Deputetja demokrate Jorida Tabaku pyeti ministrin e Financave Petrit Malaj se çfarë masash janë marrë për këtë kompani.
“Pas 12 vitesh merrni vesh që kjo kompani paska pastruar paratë? Cilat janë masat që janë marrë për kompaninë që ka vjedhur shtetin, jo vetëm me taksa, por edhe me burime që kjo kompani zotëron. Bankers Petroleum është toleruar për 12 vite të ketë envazion fiskal? Duhet një informacion për atë që po ndodh”, i tha Tabaku-ministrit.
Malaj u përgjigj se çështja është ende nën hetim dhe se me përfundimin e tij, do dalin figurat e përfshira në pastrim parash apo evasion fiskal.
“Për kontratën e bankës jeni shumë mirë në dijeni se është firmosur në vitin 2004, është një kontratë që në vitin 2009 është rishikuar nga ana juaj me terma në disfavor të shtetit shqiptar dhe është çështje e iniciuar nga kjo qeveri dhe Drejtoria e Tatimit Hetimor këtë vit. Hetimi është ende në proces dhe do të zbulojë figurat përgjegjëse, qoftë për evazion fiskal, qoftë për pastrim parash”, u përgjigj Malaj.

“Bankers Petroleum”/ Nga dominimi në treg, te akuzat penale-Miliarda lekë fitime, por për 20 vite shmangu tatimet ndaj shtetit
Nga viti 2006 deri në fund të vitit 2023, kompania që shfrytëzon vendburimin e naftës në Patos-Marinzë ka realizuar rreth 390 miliardë lekë ose rreth 4......

Miliona euro dëm për buxhetin/ Prokuroria: “Bankers Petroleum” akuzohet për fshehje të të ardhurave
Prokuroria e Fierit ka lëshuar 14 masa sigurimi ndaj drejtuesve dhe ish-drejtuesve të kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas hetimeve që zbuluan një......

Vlora dhe Saranda “boom” me hotele e njësi akomodimi/ Ja sa vendqëndrime ofron Shqipëria për turistët e huaj dhe vendas
Shqipëria është kthyer në një destinacion turistik gjatë viteve të fundit, duke sjellë bizneseve dhe ekonomisë një rritje të jashtëzakonshme. Një nga......

Nga krimi te shërbimi ndaj komunitetit – AAPSK hap thirrjen për projekt-ide sociale mbi pasuritë e konfiskuara!
Pasuritë e konfiskuara nga aktivitetet kriminale pritet të kthehen në instrumente për zhvillim dhe përfshirje sociale. Agjencia për Administrimin e Pasurive......

Siguria rrugore/ ARRSH: 19 punonjës të rinj ju bashkuan stafit të QKMT-së!
Autoriteti Rrugor shqiptar bën me dije se sot 19 punonjës të rinj ju bashkuan stafit të Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut Bashkimi i tyre me......

Standard europian për ruajtjen e të dhënave personale - Komisioneri Dervishi: Është detyrim ligjor për sektorin publik dhe privat
“Roli dhe detyrat e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ishte tema e aktivitetit të zhvilluar nga Zyra e Komisionerit për të drejtën e......

Tirana “nuk ngopet” me kredi - BSH: Rritje me 17% në kryeqytet. Vlora, më pak kërkesë për financim nga bankat
Kredia e marrë nga qytetarët e Tiranës ka shënuar një rekord të ri në tremujorin e parë të 2025. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se......

Perimet dhe vaji i ullirit në krye të inflacionit/ Kostot e prodhimeve bujqësore u rritën me 4.8% në vitin 2024
Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149.6 nga 142.8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4.8%. Rritja më e......