Tirana “nuk ngopet” me kredi - BSH: Rritje me 17% në kryeqytet. Vlora, më pak kërkesë për financim nga bankat
Kredia e marrë nga qytetarët e Tiranës ka shënuar një rekord të ri në tremujorin e parë të 2025. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e huasë arriti në 217 miliardë lekë në fund të marsit, duke shënuar një rritje me 17% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo rritje është më e lartë se në çdo rajon tjetër të vendit. Pra, kryeqytetasit janë ata që kanë kërkuar më shumë financim nga bankat në 3 muajt e parë të këtij viti.
Megjithëse Vlora është qyteti i tretë me vlerën më të lartë të kredisë, konkretisht 9.3 miliardë lekë, kredia e dhënë në janar-mars ka qenë më e vogël vlerësuar me një vit më parë. E thënë ndryshe, huaja e marrë nga vlonjatët ka pasur rritjen më të ulët, vetëm 5%.
Ndërkohë, Durrësi është rajoni i dytë me vlerën totale dhe rritjen më të lartë të kredisë. Sipas statistikave zyrtare, huaja e dhënë nga bankat tregtare arriti në 21.6 miliardë lekë në tremujorin e parë.
Po për çfarë është përdorur më shumë kjo kredi?
Qëllimi kryesor pse qytetarët marrin kredi është për të blerë një shtëpi. Kjo vërehet sidomos në Tiranë, ku ka një hendek të madh midis kredisë për blerje banese dhe asaj konsumatore. Në kryeqytet, huaja e marrë për blerje banese është regjistruar në 159 miliardë lekë, ndërsa ajo konsumatore në vetëm 51 miliardë lekë.
Elbasani dhe Shkodra, janë dy qytetet ku kërkesa për kredi konsumatore ka qenë thuajse e njëjtë si ajo për blerje banese.

Perimet dhe vaji i ullirit në krye të inflacionit/ Kostot e prodhimeve bujqësore u rritën me 4.8% në vitin 2024
Në vitin 2024, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore arriti në 149.6 nga 142.8 që ishte në 2023, duke shënuar një rritje me 4.8%. Rritja më e......

Si po i tejkalon Kina gjigantët evropianë të makinave? - Markat kineze kanë shkurtuar ndjeshëm kohën e prodhimit dhe rimodelimit
Prodhuesit kinezë kanë ndryshuar rrënjësisht industrinë e automobilave, duke kontrolluar tregun global. Ata kanë gjetur mënyra për të zhvilluar modele të......

Qeveria, plan për uljen e çmimit të naftës - Opsionet / Nga përfshirja në import e shpërndarje, te ulja e taksave
Qeveria po planifikon të ndërhyjë të tregun e naftës, me qëllim uljen e çmimit për konsumatorët, sipas kryeministrit Edi Rama. “Kjo është diçka që e kemi......

Financimi për hekurudhën Durrës – Rrogozhinë - Qeveria miraton kredinë me BEI, segmenti pjesë e korridorit VIII
Qeveria ka miratuar marrëveshjen financiare me Bankën Evropiane të Investimeve për hekurudhën Durrës–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII. Projektligji për......

Greqia, tarifë për të vizituar Santorinin - Turistët duhet të paguajnë 20 euro për të shijuar ishullin
Greqia ka vendosur një tarifë hyrjeje prej 20 eurosh për turistët që vizitojnë ishullin e Santorinit. Masa ka për qëllim reduktimin e mbiturizmit dhe......

Konsumi i familjeve u rrit me 100 euro në muaj/ Ekonomia shqiptare, e varur nga konsumatorët. Kontribuojnë me 69% në PBB
Viti 2024 i ka shtuar familjeve shqiptare rreth 95.8 miliardë lekë në formë konsumi. Të dhënat më të fundit nga Instituti i Statistikave në lidhje me......

A është tani koha e duhur për të marrë një kredi? - Norma bazë e interesit prej 2.5%, më e ulëta që prej 2022. Lehtësohen kostot e huamarrjes
Banka e Shqipërisë ka ulur normën bazë të interesit në 2.50%. Kjo është hera e parë që prej nëntorit të vitit 2022, që Banka Qendrore vendos nivele aq të......

Greqi, ishulli i Kretës përfshihet nga flakët - Rreth 3,000 persona evakuohen për shkak të zjarreve
Zjarret masive në ishullin e Kretës kanë detyruar mijëra banorë të evakuohen nga shtëpitë e tyre. Valët e nxehtësisë ekstreme po përfshijnë Evropën, duke......