Shqipëria Postuar më 3 Korrik 2025, 13:37

Standard europian për ruajtjen e të dhënave personale - Komisioneri Dervishi: Është detyrim ligjor për sektorin publik dhe privat

Nga Diamila Leka

Standard europian për ruajtjen e të dhënave personale -

“Roli dhe detyrat e Nëpunësit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, ishte tema e aktivitetit të zhvilluar nga Zyra e Komisionerit për të drejtën e informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me përfaqësues të institucioneve të sektorit publik.

“Përgjegjësitë kryesore e Nëpunësit  të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, është të vëzhgojë, të vlerësojë, të organizojë menaxhimin e përpunimit të të dhënave personale. Dhe për rrjedhojë, patjetë edhe mbrojtjen e tyre. Brenda një kompanie qoftë, kjo publike apo private, brenda një autoriteti publik patjetër, në mënyrë që këto të përpunohen në përputhje me rregulloren Europiane, që lidhet ngushtë me procesin e integrimit, sepse sot nuk jemi vetëm, jemi pjesë e të tërë, që çdo aktivitet sot zhvillohet në mënyrë globale. Por patjetër edhe legjiëslacionit kobëtar të mbrojtjes së të dhënave,” u shpreh Besnik Dervishi, Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Por cilat janë aftësitë që një Nëpunës i Mbrojtjes së të Dhënave Personale duhet të ketë?

“Natyrisht duhet të jetë një nëpunës, luan nëj rol shumë funksional që përfshin njësërë detyrash si strategjike ashtu edhe operacionale. Është përgjegjës për menaxhimin e të gjithë ciklin jetësor të dhënave të autoritetit publik, apo të ndërmarrjes të korporatës nga mbledhja deri te analiza përmes arkivimit dhe mbrojtjes”, tha Dervishi.

Prej gjashtë muajsh ka hyrë në fuqi ligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, ligj i cili është i përafruar me Rregulloren e Përgjitshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke sjellë risi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat