“25% e rentës minerare, tek bashkitë” - Pr.ligji/ Përfshihen edhe të ardhurat nga nafta dhe gazi

Një propozim i ri ligjor synon të ndryshojë mënyrën e shpërndarjes së të ardhurave nga renta minerare në vend.
Propozimi, i depozituar nga deputeti Bujar Leskaj, për diskutim në komisionet kuvendore, parashikon ndryshime në ligjin e vitit 2008 “Për taksat kombëtare”, me qëllim rritjen e përfitimit të pushtetit vendor nga aktivitetet minerare dhe hidrokarbure.
Sipas draftit, 25% e të ardhurave nga renta minerare, përfshirë ato nga nafta dhe gazi, do t’u kalojnë njësive të qeverisjes vendore ku zhvillohet aktiviteti. Këto fonde do të përdoren ekskluzivisht për investime publike në komunitetet lokale.
Ky projektligj synon të rregullojë raportet e nevojshme të shpërndarjes së rentës minerare në mënyrë të drejtë dhe të shpejtë e cila luan rol në fuqizimin e njësive të vetëqeverisjes vendore (NJQV-ve) pasi ndikon në autonominë e tyre financiare.
Sipas relacionit, problematikat që kanë ardhur si pasojë e zbatimit në praktikë të ligjit kanë evidentuar se niveli aktual prej 5% i shumës së rentës që i transferohet Njësive të Qeverisjes Vendore nga industria minerare është i vogël dhe nuk vendos një raport të drejtë me banorët e këtyre zonave, të cilët paguajnë kostot e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të industrive nxjerrëse.
Në draft argumentohet se bazuar tek përvoja ndërkombëtare, renta duhet të financojë investimet në bashkitë ku këto kompani nuk veprojnë drejtpërdrejt, por shkaktojnë dëme kolaterale. Për shembull, kjo mund të përfshijë dëme të infrastrukturës siç janë rrugët, vaditja, kullimi, etj., apo bujqësisë, si përkeqësimi i cilësisë së tokës dhe rrjedhimisht cilësisë së prodhimeve bujqësore.
Drafti argumenton se përvojat ndërkombëtare marrin parasysh kryesisht numrin e popullsisë së njësisë dhe madhësinë e zonës. Në përgjithësi, kjo ndarje varion nga 65–70 përqind sipas numrit të popullsisë, dhe 30–35 përqind sipas sipërfaqes territoriale të njësisë administrative. Ky raport nënvizon thelbin e përdorimit të të ardhurave nga renta, kryesisht për të zvogëluar dhe zbutur kostot direkte dhe indirekte me të cilat përballet popullsia që jeton në njësitë administrative që preken nga veprimtaria e ndërmarrjeve private. Megjithatë në kontekstin shqiptar me qëllim edhe ruajtjen e ekuilibrave buxhetorë, vlerësohet se një ndarje më e barabartë por gjithsesi më në favor të pushtetit qendror sjell një kontribut më cilësor nga të dy llojet e pushteteve tek qytetari.
Sipas propozimit, ndryshimi i raportit të shpërndarjes së të ardhurave nga renta nga 5 në 25% në për kategorisë paguese të rentës, do të ulte sasinë e të ardhurave që shkojnë në buxhetin e shtetit, por do të kishte një ndikim minimal në qëndrueshmërinë e financave publike. Në anën tjetër, rritja e të ardhurave të drejtpërdrejta ka ndikim të konsiderueshëm në autonominë financiare të bashkive dhe këto të ardhura do të rrisin burimet financiare për pasojat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të veprimtarive të ndërmarrjeve nxjerrëse.
Sa na kushton të komunikojmë përmes celularit? Mesatarisht 192 dollarë në vit. Ballkani dhe Shqipëria, me kosto mesatare
Një nga shpenzimet me të cilat përballemi çdo muaj janë edhe paratë që shkojnë për komunikimin dhe përdorimin e internetit në ofertat celulare. Por sa......
Bizneset sllovene, gati për të investuar në Shqipëri - Musabelliu: Brenda 5 vitesh ekonomia jonë do të jetë ndryshe
Është mbajtur në Tiranë Forumi i Biznesit dhe Ekonomisë Shqipëri–Slloveni, një platformë që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Forumi......
Groenlanda thyen rekordin e temperaturës - E zhvendos ekonominë nga peshkimi, te mineralet
Groenlanda, ishulli Arktik i lakmuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, përjetoi janarin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë këtë vit. Trump ka......
Transformimi digjital është kritik për Gjermaninë - Vendi po e “përqafon” inteligjencën artificiale me shpejtësi të plotë
Ndryshimi digjital është “kritik” dhe inteligjenca artificiale (IA) do të jetë çelësi i kësaj për të ardhmen e Gjermanisë, tha ministri për transformimin......
ARRSH: Bora bllokon plotësisht aksin Qafë Thore-Theth
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar......
OSHEE, verifikim kontratave të energjisë - Kontrollet në terren zbulojnë biznese të tarifuara si konsumatorë familjarë
Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group, ka intensifikuar kontrollet në terren për verifikimin e kontratave të energjisë elektrike, me qëllim......
Shqiptarët kursyen më shumë vitin e kaluar/ Totali i depozitave arriti 1.48 trilionë lekë, me rritje të fortë në gjysmën e dytë të vitit
Shqiptarët e mbyllën vitin 2025 me një nivel rekord kursimesh, duke mbajtur rreth 1.48 trilionë lekë në depozita bankare. Gjatë gjithë vitit, depozitat......
Huaja e re, rekord gjatë vitit 2025/ Arriti në gati 4.5 mld euro, sa 17% e PBB. Për blerje banese u dhanë 664 milionë euro
Huaja e re gjatë dhjetorit të vitit që sapo lamë pas ka prekur nivelin e 62.3 mld lekëve, që është edhe vlera më e lartë mujore e regjistruar përgjatë të......


