Deficiti tregtar i Kosovës rritet 16% në Qershor/ Eksportet 102 milionë euro, mbulohet vetëm 15% e importeve
Deficiti tregtar i Kosovës, është rritur për 16.1 për qind në muajin Qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, duke arritur në 578.3 milionë euro.
Eksportet, kanë mbuluar vetëm 15 për qind të importeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, eksporti i mallrave gjatë muajit Qershor, arriti vlerën 102 milionë euro, duke shënuar rritje prej 26.9 për qind në baza vjetore. Ndërkohë, importi u rrit për 17.6 për qind, duke arritur në 680.3 milionë euro.
Në strukturën e eksporteve dominojnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, të cilat përbëjnë 27.4 për qind të vlerës së përgjithshme të eksporteve.
Pas tyre renditen ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 12.7 për qind, plastika, goma dhe artikujt prej tyre me 10.6 për qind, artikujt e ndryshëm të prodhuar me 8.7 për qind dhe produktet minerale me 7.1 për qind.
Sa i përket importeve, pjesën më të madhe e zënë produktet minerale me 15.2 për qind, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike me 13 për qind, mjetet e transportit me 12 për qind, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11.9 për qind, si dhe metalet bazë me 9.8 për qind.
Vendet e BE vazhdojnë të jenë ndër partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës. Eksportet drejt vendeve të BE-së arritën në 32.5 milionë euro, ose 31.9 për qind të eksporteve totale, me Gjermaninë, Holandën dhe Italinë si destinacionet kryesore. Në të njëjtën kohë, importet nga BE-ja arritën në 304.9 milionë euro, ose 44.8 për qind të importeve të përgjithshme, ku Gjermania, Italia dhe Polonia ishin furnizuesit kryesorë.
Edhe vendet e CEFTA-s mbeten partnerë të rëndësishëm tregtarë. Eksportet në këtë treg arritën në 44 milionë euro, ose 43.1 për qind të totalit, ndërsa importet nga vendet e CEFTA-s ishin 98.7 milionë euro, që përbëjnë 14.5 për qind të importeve të përgjithshme. Partnerët kryesorë ishin Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia.
Në tregjet jashtë BE-së dhe CEFTA-s, Zvicra dhe Turqia ishin destinacionet kryesore për eksportet e Kosovës, ndërsa Kina dhe Turqia mbetën burimet kryesore të importeve, thuhet në raportin e ASK-së për statistikat e tregtisë së jashtme të vendit.
Punimet në Bypass-in e Sarandës po ecin me ritme të shpejta/ Investimi 34 milionë euro, synohet lehtësimi i qarkullimit të automjeteve
Punimet për ndërtimin e Bypass-it të Sarandës vijojnë me ritme intensive, ndërsa projekti po merr formë dita-ditës. Me një gjatësi prej rreth 5 kilometrash,......
KPP, dominojnë ankesat për vendorët/ Institucionet lokale kryesojnë me procedurat e kontestuara
Mbi 142 milionë lekë janë kursyer në buxhetin e shtetit gjatë muajit qershor, si rezultat i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat e......
Grant mbi 17 mln euro për zgjerimin e ngrohjes qendrore/ Kosova, dritë jeshile marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit me Bankës Evropiane për Investime, për Projektin e Zgjerimit të Sistemit......
Shqipëria prezanton potencialin në forumin global në Kore/ Sesioni më i rëndësishëm për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë
Shqipëria prezanton potencialin në forumin global në Kore/ Sesioni Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të......
Borxhi publik zbret në 49% të PBB-së në 3-mujorin e dytë të 2026-ës/ Malaj: Përmirësim i qëndrueshëm i gjithë treguesve kryesorë makrofiskalë
Niveli i borxhit publik të Shqipërisë ka zbritur në 49% të PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Ministria e......
“Qeverisja duhet të nisë nga pritshmëritë e qytetarëve” - Rama: Ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, në përputhje me Direktivat Evropiane
Qeverisja duhet të ndërtohet në bazë të pritshmërive që kanë qytetarët, megjithëse pritshmëritë e tyre janë më të mëdha se mundësitë e qeverisë për t'ju......
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot ata që protestuan në Bulevard gjatë muajit qershor nuk janë mosmirënjohës, por janë......
Rama: Protesta, pasqyrë për të qeverisur Shqipërinë e fazës së re të pritshmërive
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministër Edi Rama deklaroi sot se qeverisja ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët nuk gjykojnë më mbi bazën e......

