Rama: Protesta, pasqyrë për të qeverisur Shqipërinë e fazës së re të pritshmërive

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministër Edi Rama deklaroi sot se qeverisja ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët nuk gjykojnë më mbi bazën e mungesave të së kaluarës, por mbi pritshmëritë për cilësi më të lartë të jetës dhe shërbimeve.
Në fjalën e mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama u ndal te nevoja për një qasje të re në komunikimin me qytetarët, duke theksuar se faktet dhe arritjet e qeverisë nuk mjaftojnë më për t’iu përgjigjur pritshmërive të shoqërisë.
“Kemi një arsenal faktesh për t’iu përgjigjur gënjeshtrave, shpifjeve dhe akuzave, por faktet tona nuk mjaftojnë më”, u shpreh Rama.
“Prandaj, mësimi i parë që dua të ndaj me ju është se faktet tona nuk mjaftojnë më. Sepse në Shqipërinë që ne transformuam rrënjësisht, njerëzit nuk jetojnë më as me kënaqësinë e ndryshimeve që ndodhin, as me inkurajimin e gjërave që ndërtohen. Siç ndodhte deri dje, kur prisnin me besim se, pas shkollës, rrugës apo lulishtes që u ndërtua në lagjen tjetër, t’i vinte radha rrugës, shkollës apo lulishtes së lagjes së tyre. Ata sot jetojnë me pritshmëri që rriten më shpejt sesa mundësitë tona për t’iu përgjigjur”, tha ai.
Rama u ndal te protesta në bulevardin e flamingove, siç e etiketoi ai, duke e cilësuar jo si një protestë, por si një pasqyrë të shoqërisë që duhet të shërbejë për reflektim.
“Kjo ishte një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë veten dhe për të kuptuar nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për të qeverisur Shqipërinë e kësaj faze të re”, u shpreh Rama.
Rama tha se në atë pasqyrë ai sheh fundin e epokës së mungesave dhe fillimin e epokës së pritshmërive.
Sipas kreut të Qeverisë, në të kaluarën ndërtimi i një rruge, një shkolle apo një lulishteje përjetohej si një fitore kolektive, ndërsa sot këto konsiderohen standarde që qytetarët i presin si të mirëqena.
“Në epokën e pritshmërive, rruga e re është standard, jo fitore. Shërbimi i mirë merret si i mirëqenë dhe çdo mangësi tolerohet gjithnjë e më pak”, tha Rama.
Kryeministri Rama iu referua studiuesit Alexis de Tocqueville, duke kujtuar paralajmërimin e tij se momenti më i rrezikshëm për një qeveri është pikërisht kur ajo nis të ndryshojë gjërat.
Sipas Ramës, ky është realiteti me të cilin përballet sot qeverisja, ndërsa vendi vijon procesin e zhvillimit dhe transformimit në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve.
'Shuhen' detyrime me vlerë 29.9 milionë euro - 16,877 tatimpagues përfitojnë nga Ligji i Faljes
Procesi i zbatimit të Ligjit të Faljes vijon nga Administrata Tatimore, me një numër në rritje të tatimpaguesve që përfitojnë nga fshirja automatike e......
Prezantohet “eArkiva”: Sistemi inteligjent që synon të digjitalizojë menaxhimin e dokumenteve në administratën publike
Një hap i ri drejt administratës pa letra është hedhur me prezantimin e platformës “eArkiva”, një sistem inteligjent për administrimin elektronik dhe......
Danimarka dhe Malajzia kryesojnë rritjen e hyrjeve/ Vizitorët ditorë, mbi 286 mijë në gjashtë muaj ose 1,580 në ditë
Më shumë se 5 milionë hyrje të shtetasve të huaj u regjistruan në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të......
Rreth 5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj/ Numri u rrit me 6.2%, dominojnë hyrjet nga Europa Jugore
Shqipëria ka vijuar të tërheqë një numër të lartë vizitorësh edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare, në gjashtëmujorin e parë të vitit, në......
Bashkitë në “revansh” për taksat, mbledhin dyfishin e tyre - 371 milionë euro në 6 muaj, më shumë të ardhura nga taksa e pasurisë
Pushteti vendor po mbledh gjithnjë e më shumë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët shqiptarë në secilën bashki. Sipas të dhënave......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave nuk ka pasur luhatje të ndjeshme ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 81.7 lekë......
Të huajt dhe të miturit, në fokus të inspektimeve - Muçaj: “Inspektorati 2.0”, kontrolle sipas standardeve të BE-së
Përveç kontrolleve të shtuara në sektorin e ndërtimit dhe të turizmit, ku është përqëndruar më së shumti Inpektoriati i Punës, kryeinspektori Eljo Muçaj tha......
Punësimi i grupeve vulnerabël - Mbi 2,500 persona të integruar, AKPA: Synohet akses për çdo punëkërkues
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ka publikuar të dhënat mbi punësimin e grupeve vulnerabël për gjashtëmujorin e parë të vitit, duke bërë të ditur......

