“Qeverisja duhet të nisë nga pritshmëritë e qytetarëve” - Rama: Ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, në përputhje me Direktivat Evropiane

Qeverisja duhet të ndërtohet në bazë të pritshmërive që kanë qytetarët, megjithëse pritshmëritë e tyre janë më të mëdha se mundësitë e qeverisë për t'ju përgjigjur.
Kështu është shprehur Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të qeverisë dhe grupit parlamentar të Partisë Socialiste, duke shtuar se tashmë duhet të qeveriset në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarëve, pavarësisht arritjeve pozitive që ka pasur qeveria deri më tani.
“Nuk mjafton më ta qeverisim të tashmen me investime, por në harmoni me përvojën e përditshme të qytetarit të sotëm sepse zemrat dhe mendjet e shqiptarëve nuk janë më ku ishin deri dje dhe s’kanë fare më lidhje me statistikat ekonomike, sado pozitive qofshin. Ato janë ankoruar mu te pritshmëritë e tyre. Prandaj dhe bulevardi i flamingove duhet parë jo si protestë, por pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara duke na sfiduar të shohim vetveten dhe të verifikojmë seriozisht nëse e kemi mendjen dhe zemrën në vendin e duhur për ta qeverisur Shqipërië e kësaj faze të re që në radhë të parë dhe me doemos duhet ta kuptojmë ne të parët. Unë pashë mbylljen e një epoke dhe fillimin e një tjetre. Epoka e mbyllur është epoka e mungesave. Në epokën e mungesave, shoqëritë vuajnë përgjatë rrugëve pa rrugë dhe gëzohen si fëmija një dhurate. Toleranca ndaj gjërave që mungojnë është shumë e madhe. Epoka e hapur është epoka e pritshmërive ku rruga e re është standard, jo fitore”, tha Rama.
Rama theksoi edhe një herë se ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura dhe biodiversitetin janë bërë në përputhje me Direktivat Evropiane, në kuadër të procesit të negociatave.
“Bëmë ligjin e parë të integruar me standardet e BE për zonat e mbrojtura dhe në këtë dekadë zgjeruam sipërfaqen e tyre. Ndryshimet e vitit 2024 në atë ligj përdoren si benzinë nga indivdë në protestë. E vërteta është se ato ndryshsime janë bërë në përputhje me Direktivën Evropiane. Ka një proces në zbatim të kalendarit të negociatave, skanohen një për një me Bashkimin Evropian në kuadër të negociatave dhe nuk kalon asgjë pa miratimin e Komisionit. Një protestë për ta mbrojtur zogun dhe lagunën nga unë, ndërsa ne kemi dhënë rezultate aspak modeste për mbrojtjen e biodiveristetit”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit, ndryshe nga çfarë thonë protestuesit, projekti nuk është në ndërtim, por po hartohet nga duart e arkitektëve dhe inxhinierëve më të mirë në botë.
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot ata që protestuan në Bulevard gjatë muajit qershor nuk janë mosmirënjohës, por janë......
Rama: Protesta, pasqyrë për të qeverisur Shqipërinë e fazës së re të pritshmërive
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministër Edi Rama deklaroi sot se qeverisja ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët nuk gjykojnë më mbi bazën e......
'Shuhen' detyrime me vlerë 29.9 milionë euro - 16,877 tatimpagues përfitojnë nga Ligji i Faljes
Procesi i zbatimit të Ligjit të Faljes vijon nga Administrata Tatimore, me një numër në rritje të tatimpaguesve që përfitojnë nga fshirja automatike e......
Prezantohet “eArkiva”: Sistemi inteligjent që synon të digjitalizojë menaxhimin e dokumenteve në administratën publike
Një hap i ri drejt administratës pa letra është hedhur me prezantimin e platformës “eArkiva”, një sistem inteligjent për administrimin elektronik dhe......
Danimarka dhe Malajzia kryesojnë rritjen e hyrjeve/ Vizitorët ditorë, mbi 286 mijë në gjashtë muaj ose 1,580 në ditë
Më shumë se 5 milionë hyrje të shtetasve të huaj u regjistruan në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Krahasuar me të njëjtën periudhë të......
Rreth 5 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj/ Numri u rrit me 6.2%, dominojnë hyrjet nga Europa Jugore
Shqipëria ka vijuar të tërheqë një numër të lartë vizitorësh edhe gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare, në gjashtëmujorin e parë të vitit, në......
Bashkitë në “revansh” për taksat, mbledhin dyfishin e tyre - 371 milionë euro në 6 muaj, më shumë të ardhura nga taksa e pasurisë
Pushteti vendor po mbledh gjithnjë e më shumë të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore që paguajnë qytetarët shqiptarë në secilën bashki. Sipas të dhënave......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pas luhatjesh të vazhdueshme përgjatë kësaj jave nuk ka pasur luhatje të ndjeshme ditën e sotme në raport me dje duke u blerë me 81.7 lekë......

