KPP, dominojnë ankesat për vendorët/ Institucionet lokale kryesojnë me procedurat e kontestuara
Mbi 142 milionë lekë janë kursyer në buxhetin e shtetit gjatë muajit qershor, si rezultat i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat e buletinit mujor tregojnë se pjesa më e madhe e ankimeve lidhet me fazën e vlerësimit të ofertave.
Gjatë qershorit, pranë KPP-së u regjistruan 140 ankesa, të gjitha për procedura të prokurimit publik. Nga këto, 98 kundërshtonin vlerësimin e ofertave, 40 dokumentet standarde të tenderit dhe dy ankesa lidheshin me faza të tjera të procesit.
Kontratat për blerjen e mallrave rezultojnë më të kontestuarat, me 80 ankesa, të ndjekura nga shërbimet me 46 dhe punët publike me 14 ankesa.
Nga 140 ankimet e depozituara, 113 lidhen me procedura unike prokurimi. Peshën më të madhe e mbajnë tenderët e institucioneve të pushtetit vendor, me 62 procedura, ndërsa 34 ankesa lidhen me shoqëritë aksionere, 12 me institucionet qendrore dhe pesë me institucionet e pavarura.
Komisioni i Prokurimit Publik mori në total 91 vendime. Nëpërmjet 86 vendimeve të themelit u shqyrtuan dhe u zgjidhën 110 ankesa të operatorëve ekonomikë. Nga vendimmarrja, 58 ankesa u pranuan, ndërsa 40 nuk u pranuan.
Koha mesatare për shqyrtimin e një ankese ishte 10 ditë. Procedurat për punë publike u shqyrtuan mesatarisht brenda tri ditëve, ndërsa ato për mallra dhe shërbime brenda 13 ditëve. Vetëm 5.45% e ankesave u trajtuan jashtë afatit.
Sipas KPP-së, vendimet e marra gjatë qershorit sollën një kursim prej rreth 142.6 milionë lekësh për buxhetin e shtetit.
Grant mbi 17 mln euro për zgjerimin e ngrohjes qendrore/ Kosova, dritë jeshile marrëveshjes me Bankën Evropiane për Investime
Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit me Bankës Evropiane për Investime, për Projektin e Zgjerimit të Sistemit......
Shqipëria prezanton potencialin në forumin global në Kore/ Sesioni më i rëndësishëm për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë
Shqipëria prezanton potencialin në forumin global në Kore/ Sesioni Shqipëria mori pjesë në Sesionin e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore të......
Borxhi publik zbret në 49% të PBB-së në 3-mujorin e dytë të 2026-ës/ Malaj: Përmirësim i qëndrueshëm i gjithë treguesve kryesorë makrofiskalë
Niveli i borxhit publik të Shqipërisë ka zbritur në 49% të PBB-së në fund të tremujorit të dytë të vitit 2026. Të dhënat e publikuara nga Ministria e......
“Qeverisja duhet të nisë nga pritshmëritë e qytetarëve” - Rama: Ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura, në përputhje me Direktivat Evropiane
Qeverisja duhet të ndërtohet në bazë të pritshmërive që kanë qytetarët, megjithëse pritshmëritë e tyre janë më të mëdha se mundësitë e qeverisë për t'ju......
Rama: Protestuesit nuk janë mosmirënjohës, janë matësi i ri i standardeve tona
Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot ata që protestuan në Bulevard gjatë muajit qershor nuk janë mosmirënjohës, por janë......
Rama: Protesta, pasqyrë për të qeverisur Shqipërinë e fazës së re të pritshmërive
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi Kryeministër Edi Rama deklaroi sot se qeverisja ka hyrë në një fazë të re, ku qytetarët nuk gjykojnë më mbi bazën e......
'Shuhen' detyrime me vlerë 29.9 milionë euro - 16,877 tatimpagues përfitojnë nga Ligji i Faljes
Procesi i zbatimit të Ligjit të Faljes vijon nga Administrata Tatimore, me një numër në rritje të tatimpaguesve që përfitojnë nga fshirja automatike e......
Prezantohet “eArkiva”: Sistemi inteligjent që synon të digjitalizojë menaxhimin e dokumenteve në administratën publike
Një hap i ri drejt administratës pa letra është hedhur me prezantimin e platformës “eArkiva”, një sistem inteligjent për administrimin elektronik dhe......

