Më pak burokraci për mbrojtjen! - BE planifikon masa që përshpejtojnë projektet dhe nxisin prodhimin
Komisioni Evropian zbuloi një sërë masash që shpreson se do të ulin burokracinë për sektorin e mbrojtjes dhe do të nxisin prodhimin.
E ashtuquajtura Paketë e Thjeshtimit përfshin masa që përshpejtojnë lejet për kompanitë e mbrojtjes, lehtësojnë lëvizjen ndërkufitare përmes zinxhirit të furnizimit, si dhe udhëzime për të përmirësuar aksesin në financa dhe në substanca kimike të rrezikshme.
Kjo vjen tre muaj pas publikimit të planit "Gatishmëria 2030" për të rritur prodhimin dhe aftësitë ushtarake kritike që i nevojiten BE-së deri në fund të dekadës, kur agjencitë e inteligjencës besojnë se Rusia mund të jetë në gjendje të sulmojë një vend tjetër evropian.
Propozimi parashikonte që deri në 800 miliardë euro të shkojnë për sektorin gjatë katër viteve të ardhshme, përmes rregullave fiskale të lehtësuara dhe kredive nga Komisioni përmes parave të mbledhura në tregje.
"Megjithatë, vetëm paratë nuk janë të mjaftueshme, nëse burokracia tradicionale, që ndoshta është e përshtatshme për kohë paqeje, do të shkatërrojë përpjekjet industriale për të rritur prodhimin", tha Andrius Kubilius, Komisioneri për Mbrojtjen dhe Hapësirën.
"Tani na duhen rregulla që u japin industrisë, forcave të armatosura dhe investitorëve shpejtësi, parashikueshmëri dhe shkallëzim", shtoi ai.
Një nga propozimet kryesore të paketës së fundit është që shtetet anëtare të krijojnë një pikë të vetme kontakti për kompanitë e mbrojtjes që të paraqesin kërkesa për leje, me autoritetet që duhet të përgjigjen brenda një afati kohor 60-ditor.
Aktualisht, mund të duhen deri në tre ose katër vjet që kompanitë e mbrojtjes të sigurojnë lejet e ndryshme që u nevojiten për të zgjeruar operacionet e tyre, me dokumentacionin e kërkuar, si vlerësimet e ndikimit në mjedis, të ndryshëm nga agjencia në agjenci.
Një tjetër pikë kyçe e propozimit është ndryshimi i direktivës së Prokurimit të Mbrojtjes, për të lehtësuar prokurimet e përbashkëta, si dhe në lidhje me transferimet e produkteve të mbrojtjes brenda BE-së.
Për këtë të fundit, Komisioni kërkon të krijojë një licensë të vetme të dedikuar për të lejuar që komponentët e nevojshëm të kalojnë kufijtë sa herë që është e nevojshme, pa aplikuar për një licensë të re çdo herë. Aplikimet e vazhdueshme mund t'i vonojnë projektet deri në një vit e gjysmë. Këto "zgjidhje të shpejta mund të kursejnë shumë kohë," tha zyrtari i Komisionit.

“Kërkesa globale për naftë do të rritet deri në 2029” - IEA parashikon konsum të lartë pavarësisht ngadalësimit të Kinës
Kërkesa globale për naftë do të vazhdojë të rritet deri afër fundit të kësaj dekade, pavarësisht se kulmi i Kinës, importuesit kryesor, do të arrijë në vitin......

“Shqipëria, transformim ekonomik të përparuar” - Indeksi i BTI: Performon mirë në drejtim të politikave monetare dhe fiskale
Indeksi i Bertelsmann Stiftung (BTI) e rendit Shqipërinë në vendin e 23-të për sa i takon zhvillimit dhe transformimit ekonomik që ka përjetuar vitet e......

Turizmi, sërish me shifra rekord/ Strukturat akomoduese shënuan rritje me 14.7% në prill
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa por edhe nga......

Vendet e BE-së me shkallën më të lartë të pensionistëve që punojnë pas daljes në pension!
Një qëllim jetësor për disa, një fillim i ri për të tjerët. Perceptimi dhe qëndrimi ndaj daljes në pension ndryshojnë gjerësisht në të gjithë Bashkimin......

Suficiti në buxhet arrin në 400 milionë euro - 5-mujori/ Rriten arkëtimet me 178 milonë euro, “udhëheq” konsumi
Në 5 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 305.9 miliardë lekë, një realizim në masën 100.2 % të planit të periudhës. Krahasuar me të......

OpenAI “digjitalizon” ushtrinë amerikane - Kontratë 200 mln USD për të forcuar mbrojtjen e SHBA-së
OpenAI ka përfituar një kontratë prej 200 milionë dollarësh për t'i siguruar Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së mjete të inteligjencës......

Spanja, në pritje të një vere ekstreme! - Parashikohen temperatura mbi 40 gradë Celcius gjatë javës
Spanja po përgatitet për një verë jashtëzakonisht të nxehtë pas një maji me temperatura rekord. Agjencia kombëtare e motit AEMET tha se ka një shans prej 60%......

“Student Day” në QTU - Një ditë dedikuar studentëve çdo të martë
Të martat nuk janë më të zakonshme për studentët që frekuentojnë Qendrën Tregtare Univers. Me nismën “Student Day”, QTU ka krijuar një ditë të dedikuar......