Shqipëria Postuar më 18 Qershor 2025, 12:27

“Dyfishim hapësirave publike në plazhe” - Kumbaro, nga Durrësi: Bashkëpunim me Policinë për çdo kundravajtje

Nga Ernilda Luzi

“Dyfishim hapësirave publike në plazhe” - Kumbaro, nga

Ndryshimi thelbësor i rregullores së plazheve, dyfishon hapësirat publike, por edhe shtohen përgjegjësitë e institucioneve për mbarëvajtjen e sezonit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka inspektuar vijën bregdetare të Durrësit, për të parë problematikat në këtë fillim sezoni.

“Plazhet publike nuk do t’i kemi në fillim apo në fund të Durrësit, por të ndërprera me qëllim që pushuesit të kenë mundësi t’i akesojnë në segmente të ndryshme, sepse është një vijë shumë e gjatë bregdetare. Nga ana tjetër, bashkëpunimi i Policë së Shtetit me Policinë Bashkiake dhe Agjencinë Kombëtare të Bregdetit duhet të forcohet me qëllim që të mos lejohet zaptimi i plazheve, por edhe për sa i përket pastërtisë, sepse ka të bëjë me krimin mjedisor. Do të përdorim të gjitha masat, që nga sensibilizimi e edukimi, por edhe masat që kanë të bëjnë me tërheqjen e vëmendjes dhe gjobat. Përveç banorëve, probleme ka edhe me bizneset, restorantet që i hedhin mbeturinat në vende të paparashikuara, prandaj policia duhet të jetë e vëmendshëm ndja këtyre gjesteve”, u shpreh Kumbaro.

Prej 15 qershorit ka nisur operacioni “Plazhe të Pastra” përmes të cilit Agjencia Kombëtare e Bregdetit mbështet 8 bashki bregdetare në pastrimin e plazheve.

“Operacionin plazhe të pastra sivjet e shtrijmë në të gjithë bregdetin, nga Velipoja deri në Ksamil ku Agjencia Kombëtare e Bregdetit me bashkitë përkatëse dyfishojnë forcat, mjetet, koshat dhe kapcaitetet njerëzore. Do të jemi 24 orë në territor, por nuk mund t'ia dalim dot nëse nuk do të kemi bashkëpunimin e bizneseve dhe gjithë qytetarëve. Përveç pastrimit dhe evadimit të koshave, do të ketë dezinfektim dhe larje të vendeve ku grumbullohen mbetjet, të shëtitoreve, rrugëve, hapësirave publike dhe e kemi më të madhe punën sivjet për shkak të shtimit eksponencial të plazheve publike”, tha ajo.

Sipas kryetares së Bashkisë, Emiriana Sako, nga zona e plazhit në Durrës deri te Përroi i Agait janë 266 parcela publike plazhesh të fragmentarizuara, që sipas saj, pritet të shtohen më shumë pas 30 qershorit, kur përfundon edhe lidhja e kontratave me subjektet private dhe ato parcela për të cilat nuk është aplikuar, automatikisht kalojnë në hapësira publike.

 

Shqipëria 18 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat