Karburantet vendosin “aleanca” të reja/ Rikompozohet lista e partnerëve të importit. Algjeria futet në “Top 10”
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për periudhën Janar-Maj 2025 ka shënuar zhvillime interesante, me një rritje të lehtë të eksporteve dhe një rënie të importeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, eksportet arritën në 167.98 miliardë lekë, nga 164.54 miliardë lekë që ishin në Janar-Maj 2024, duke shënuar një rritje modeste. Ndërkohë, importet pësuan një rënie nga 363.56 miliardë lekë në 354.89 miliardë lekë, çka reflekton një tendencë të përmirësimit të bilancit tregtar.
Në aspektin e strukturës së importeve sipas vendeve, vërehen disa lëvizje të rëndësishme që reflektojnë si zhvillimet ekonomike globale, ashtu edhe orientimin strategjik të kompanive shqiptare. Italia mbetet partneri kryesor importues me një peshë prej 21.8% në Janar-Maj 2025, e pandryshuar në thelb nga viti i kaluar. Por lëvizja më domethënëse vjen nga Kina, e cila ka kaluar në vend të dytë me 11.7%, duke lënë pas Turqinë, që tani zë vendin e tretë me 10.2%. Ky ndryshim vjen në një kohë kur marrëdhëniet tregtare me Kinën janë intensifikuar, sidomos për teknologji, makineri dhe produkte të prodhimit masiv.
Ndërkohë, Greqia dhe Gjermania mbeten në pozita të qëndrueshme në listën e partnerëve kryesorë, me një peshë përkatësisht 8.3% dhe 6.9%. Në mesin e renditjeve vjetore vihet re edhe rritja e peshës së Serbisë si partner importues, e cila shënon një rritje nga 2.4% në 2.7%.
Ajo që bie më shumë në sy nëse përqëndrohemi vetëm në të dhënat e Majit 2025 është prezenca e Algjerisë mes 10 vendeve kryesore nga të cilat Shqipëria importon mallra, me një peshë prej 2.4%. Kjo është një hyrje e re në listë, duke zëvendësuar Omanin, i cili rezulton të jetë jashtë dhjetëshes Majin e këtij viti. Ky ndryshim ka një shpjegim të qartë, importet e lëndëve djegëse. Algjeria është një ndër eksportuesit më të mëdhenj të gazit natyror dhe naftës në Mesdhe, dhe roli i saj në furnizimin e Europës është forcuar veçanërisht pas krizës energjetike që pasoi luftën në Ukrainë.
Hyrja e Algjerisë në listën e partnerëve kryesorë vjen gjithashtu në një moment ku vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut po shtojnë ndikimin e tyre në tregjet globale përmes ristrukturimit të rrugëve të furnizimit dhe investimeve të reja.
Në total, struktura e importeve të Shqipërisë vazhdon të dominohet nga vendet e Bashkimit Europian dhe Azisë, por dinamika të tilla si rritja e Kinës dhe Algjerisë tregojnë një zhvendosje të kujdesshme të orientimeve tregtare, të lidhura si me çmimet ndërkombëtare ashtu edhe me strategjitë e diversifikimit të burimeve.

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale/ Të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë
Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë......

AMF paralajmëron: Platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, as e regjistruar......

Greqia “ndien” efektet e luftës Izrael-Iran - Rriten çmimet e energjisë elektrike dhe karburantit në vend
Greqia po fillon të ndiejë efektet e para të konfliktit Izrael-Iran. Çmimet e benzinës pritet të rriten me 2 cent dhe nafta me 3.6-3.8 cent për litër, pasi......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

“Kërkesa globale për naftë do të rritet deri në 2029” - IEA parashikon konsum të lartë pavarësisht ngadalësimit të Kinës
Kërkesa globale për naftë do të vazhdojë të rritet deri afër fundit të kësaj dekade, pavarësisht se kulmi i Kinës, importuesit kryesor, do të arrijë në vitin......

“Shqipëria, transformim ekonomik të përparuar” - Indeksi i BTI: Performon mirë në drejtim të politikave monetare dhe fiskale
Indeksi i Bertelsmann Stiftung (BTI) e rendit Shqipërinë në vendin e 23-të për sa i takon zhvillimit dhe transformimit ekonomik që ka përjetuar vitet e......

Turizmi, sërish me shifra rekord/ Strukturat akomoduese shënuan rritje me 14.7% në prill
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa por edhe nga......

Vendet e BE-së me shkallën më të lartë të pensionistëve që punojnë pas daljes në pension!
Një qëllim jetësor për disa, një fillim i ri për të tjerët. Perceptimi dhe qëndrimi ndaj daljes në pension ndryshojnë gjerësisht në të gjithë Bashkimin......