SHBA miraton projektligjin për “stablecoins” - Senati “hap rrugën” për zgjerimin e industrisë
Senati Amerikan miratoi një projektligj që do të krijojë një kornizë rregullatore për kriptovalutat e lidhura me dollarin amerikan, të njohura si “stablecoins”.
Projektligji, i quajtur Akti GENIUS, mori mbështetje dypartiake, me disa demokratë që iu bashkuan shumicës së republikanëve për të mbështetur rregullat federale të propozuara. Vendimi u miratua me 68 vota pro dhe 30 kundër. Dhoma e Përfaqësuesve, që kontrollohet nga republikanët, duhet të miratojë versionin e saj të projektligjit përpara se ai të shkojë në tavolinën e Presidentit Donald Trump.
"Është një moment historik i rëndësishëm. Ai përcakton, për herë të parë, një regjim rregullator për stablecoins apo monedhat e qëndrueshme, një produkt dhe industri financiare në zhvillim të shpejtë," shprehen përkrahësit e sektorit.
Monedhat e qëndrueshme, një lloj kriptovalute e projektuar për të ruajtur një vlerë konstante, përdoren zakonisht nga tregtarët e kriptovalutave për të lëvizur fondet midis monedhave digjitale. Përdorimi i tyre është rritur me shpejtësi vitet e fundit dhe mbështetësit thonë se ato mund të përdoren për të dërguar pagesa menjëherë.
Nëse miratohet si ligj, projektligji për “stablecoins” do të kërkonte që ato të mbështeten nga asete likuide, të tilla si dollarë amerikanë dhe bono thesari afatshkurtra, si dhe që emetuesit të zbulojnë publikisht përbërjen e rezervave të tyre në baza mujore.
Industria e kriptovalutave i ka shtyrë prej kohësh ligjvënësit të miratojnë legjislacion që krijon rregulla për asetet digjitale, duke argumentuar se një kornizë e qartë mund të mundësojë që këto monedha të përdoren më gjerësisht. Sektori shpenzoi më shumë se 119 milionë dollarë duke mbështetur kandidatët kongresionalë pro-kripto në zgjedhjet e vitit të kaluar.
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një projektligj për monedhat e qëndrueshme në 2024, por Senati, në të cilin demokratët mbanin shumicën në atë kohë, nuk e mori në konsideratë atë projektligj.
Trump është përpjekur të rishikojë gjerësisht politikat e kriptomonedhave amerikane pasi ka tërhequr para nga industria gjatë fushatës së tij presidenciale. Shtëpia e Bardhë dëshiron që një projektligj për “stablecoins” të miratohet para gushtit.

“Dyfishim hapësirave publike në plazhe” - Kumbaro, nga Durrësi: Bashkëpunim me Policinë për çdo kundravajtje
Ndryshimi thelbësor i rregullores së plazheve, dyfishon hapësirat publike, por edhe shtohen përgjegjësitë e institucioneve për mbarëvajtjen e sezonit.......

Shqiptarët, me “zemër të dobët”/ Vlerësohet si shkaku kryesor i vdekshmërisë në vend për vitin 2024
Sipas të dhënave demografike të publikuara nga INSTAT për numrin e vdekjeve në vitin 2024, rezulton të kemi një rritje. Gjatë këtij viti është shënuar një......

Edhe mikrofinanca shqiptare në SEPA? - Isaj: Vijon puna për procesin e aplikimit. Tavane për tarifat që do të zbatohen
Pas pranimit të bankave në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), prej pak muajsh ka nisur puna edhe për fazën e dytë, atë të aplikimit dhe përfshirjes së......

Karburantet vendosin “aleanca” të reja/ Rikompozohet lista e partnerëve të importit. Algjeria futet në “Top 10”
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për periudhën Janar-Maj 2025 ka shënuar zhvillime interesante, me një rritje të lehtë të eksporteve dhe një rënie të......

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale/ Të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë
Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë......

AMF paralajmëron: Platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, as e regjistruar......

Greqia “ndien” efektet e luftës Izrael-Iran - Rriten çmimet e energjisë elektrike dhe karburantit në vend
Greqia po fillon të ndiejë efektet e para të konfliktit Izrael-Iran. Çmimet e benzinës pritet të rriten me 2 cent dhe nafta me 3.6-3.8 cent për litër, pasi......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......