“Kërkesa globale për naftë do të rritet deri në 2029” - IEA parashikon konsum të lartë pavarësisht ngadalësimit të Kinës
Kërkesa globale për naftë do të vazhdojë të rritet deri afër fundit të kësaj dekade, pavarësisht se kulmi i Kinës, importuesit kryesor, do të arrijë në vitin 2027. Rritja do të vazhdojë pasi benzina më e lirë dhe ngadalësimi i përhapjes së automjeteve elektrike në Shtetet e Bashkuara e mbështesin konsumin, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).
Kjo Agjenci, që këshillon vendet e industrializuara, nuk e ndryshoi parashikimin se kërkesa globale do të arrijë kulmin deri në vitin 2029, por sheh që kërkesa në Kinë të arrijë pikun më herët, për shkak të zgjerimit të automjeteve elektrike.
Pikëpamja e saj bie ndesh me atë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), që thotë se konsumi do të vazhdojë të rritet dhe nuk ka parashikuar ende një pikë maksimale.
Kërkesa për naftë do të arrijë kulmin në 105.6 milionë fuçi në ditë (bpd) deri në vitin 2029 dhe më pas do të pësojë pak rënie në vitin 2030, sipas Agjencisë me seli në Paris. Në të njëjtën kohë, kapaciteti global i prodhimit parashikohet të rritet me më shumë se 5 milionë fuçi në ditë, në 114.7 milionë fuçi në ditë, deri në 2030.
Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka nxjerrë në pah rrezikun e furnizimeve në Lindjen e Mesme, duke nxitur rritjen e çmimeve të naftës. Megjithatë, parashikimet e fundit sugjerojnë furnizime të mjaftueshme deri në vitin 2030, nëse nuk ka ndërprerje të mëdha, thekson raporti. Agjencia tha se tregu botëror duket i furnizuar mirë këtë vit, pasi rritja e furnizimit tejkalon atë të kërkesës.
Kërkesa botërore do të shtohet me 720,000 fuçi në ditë këtë vit, 20,000 fuçi më pak se parashikimi i muajit të kaluar. Ndërsa furnizimi do të zgjerohet me 1.8 milion fuçi në ditë, 200,000 më shumë se muajin e fundit, pjesërisht për shkak të rritjes së prodhimit të OPEC+.
Pas dekadash udhëheqjeje të kërkesës globale për naftë, kontributi i Kinës po zvogëlohet ndërsa përballet me sfida ekonomike, si dhe teksa zhvendoset drejt automjeteve elektrike.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë pritet të shohë kulmin e konsumit të naftës në vitin 2027, pas rritjes së shitjeve të makinave elektrike, vendosjes së hekurudhave me shpejtësi të lartë dhe kamionëve që funksionojnë me gaz natyror.

“Shqipëria, transformim ekonomik të përparuar” - Indeksi i BTI: Performon mirë në drejtim të politikave monetare dhe fiskale
Indeksi i Bertelsmann Stiftung (BTI) e rendit Shqipërinë në vendin e 23-të për sa i takon zhvillimit dhe transformimit ekonomik që ka përjetuar vitet e......

Turizmi, sërish me shifra rekord/ Strukturat akomoduese shënuan rritje me 14.7% në prill
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa por edhe nga......

Vendet e BE-së me shkallën më të lartë të pensionistëve që punojnë pas daljes në pension!
Një qëllim jetësor për disa, një fillim i ri për të tjerët. Perceptimi dhe qëndrimi ndaj daljes në pension ndryshojnë gjerësisht në të gjithë Bashkimin......

Suficiti në buxhet arrin në 400 milionë euro - 5-mujori/ Rriten arkëtimet me 178 milonë euro, “udhëheq” konsumi
Në 5 muajt e parë të vitit buxheti i shtetit ka arkëtuar rreth 305.9 miliardë lekë, një realizim në masën 100.2 % të planit të periudhës. Krahasuar me të......

OpenAI “digjitalizon” ushtrinë amerikane - Kontratë 200 mln USD për të forcuar mbrojtjen e SHBA-së
OpenAI ka përfituar një kontratë prej 200 milionë dollarësh për t'i siguruar Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së mjete të inteligjencës......

Spanja, në pritje të një vere ekstreme! - Parashikohen temperatura mbi 40 gradë Celcius gjatë javës
Spanja po përgatitet për një verë jashtëzakonisht të nxehtë pas një maji me temperatura rekord. Agjencia kombëtare e motit AEMET tha se ka një shans prej 60%......

“Student Day” në QTU - Një ditë dedikuar studentëve çdo të martë
Të martat nuk janë më të zakonshme për studentët që frekuentojnë Qendrën Tregtare Univers. Me nismën “Student Day”, QTU ka krijuar një ditë të dedikuar......

Projekti i TEC-it në Roskovec - ERE kërkon dokumente dhe informacione shtesë nga kompania zhvilluese
Enti Rregullator i Energjisë ka kërkuar një sërë dokumentesh dhe informacione shtesë nga kompania që do të ndërtojë termocentralin privat në Roskovec. Pak......