Edhe mikrofinanca shqiptare në SEPA? - Isaj: Vijon puna për procesin e aplikimit. Tavane për tarifat që do të zbatohen
Pas pranimit të bankave në Tregun Unik të Pagesave në Euro (SEPA), prej pak muajsh ka nisur puna edhe për fazën e dytë, atë të aplikimit dhe përfshirjes së institucioneve financiare jobanka.
Në një intervistë për Televizionin Scan, Sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Mikrofinancës Shqiptare, Brunilda Isaj, u shpreh se institucionet financiare jobanka janë brenda afateve të rëna dakord për realizimin e aplikimit, ndërsa sfidë mbeten ndërmjetësuesit dhe sasia e investimit.
"Ende vijon puna në bashkëpunim me rregullatorin dhe departamentin përkatës të pagesave në Bankën e Shqipërisë. Është rënë dakord që kjo do të jetë faza e dytë e projektit, e cila për institucionet financiare jobanka edhe për shkak të tipologjisë dhe dimensionit të biznesit të tyre paraqet disa sfida të vogla. Së pari, në planin teknik, sepse do të duhet që institucionet financiare jobanka të bashkëpunojnë me një ndërmjetësues për t'u anëtarësuar në platformën e kuadrimit të klerimit të pagesave, të cilat janë çështje që duhen zgjidhur një nga një dhe Banka e Shqipërisë është duke ndërmjetësuar dhe suportuar në këtë proces. Sfida e dytë është ajo e sasisë së investimit, pra madhësisë së investimit që është e lidhur me këtë proces, sepse për institucionet tona, kostot e vendosjes së ndërmjetësimit dhe të anëtarësimit në këto platforma pagesash, të cilat janë globale, janë të konsiderueshme dhe me qëllimin për të mos u transferuar te klienti fundor, do të duhet të gjejmë disa mundësi bashkëpunimi me kosto më të lirë ose disa ofrues të cilët ofrojnë edhe çmime për disa institucione njëherazi," tha Isaj.
Për sa i përket realizimit të transfertave me SEPA, Isaj theksoi gjithashtu se do vendosen tavane për tarifat që do të aplikohen.
"Rregullatori është shprehur se do të punojnë edhe me tavane. Do të vendosin limite maksimale të ofrimit të tarifave që do të thotë se do të mund të ruhet konkurrueshmëria dhe të ruhet konsumatori nga kostot të cilat mund të mos jenë të lidhur drejtpërdrejtë me aktivitetin."
Me kryerjen e transfertave nëpërmjet SEPA-s, kostoja e pagesave ndërkufitare në Euro me vendet anëtare të skemës vlerësohet se do të jetë minimalisht 5 herë më e ulët.

Karburantet vendosin “aleanca” të reja/ Rikompozohet lista e partnerëve të importit. Algjeria futet në “Top 10”
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për periudhën Janar-Maj 2025 ka shënuar zhvillime interesante, me një rritje të lehtë të eksporteve dhe një rënie të......

Shqipëria “udhëheq” fluturimet komerciale/ Të parët në Europë me rreth 160% më shumë se para pandemisë
Që pas viteve të pandemisë, Shqipëria ka përjetuar një rritje të ndjeshme të numrit të fluturimeve komerciale, e ndikuar nga faktorë të ndryshëm, përfshirë......

AMF paralajmëron: Platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar!
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), paralajmëron investitorët shqiptarë se platforma e investimeve NetherexPro nuk është e licencuar, as e regjistruar......

Greqia “ndien” efektet e luftës Izrael-Iran - Rriten çmimet e energjisë elektrike dhe karburantit në vend
Greqia po fillon të ndiejë efektet e para të konfliktit Izrael-Iran. Çmimet e benzinës pritet të rriten me 2 cent dhe nafta me 3.6-3.8 cent për litër, pasi......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar sërish edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të kuotës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 84.5 lekë dhe......

“Kërkesa globale për naftë do të rritet deri në 2029” - IEA parashikon konsum të lartë pavarësisht ngadalësimit të Kinës
Kërkesa globale për naftë do të vazhdojë të rritet deri afër fundit të kësaj dekade, pavarësisht se kulmi i Kinës, importuesit kryesor, do të arrijë në vitin......

“Shqipëria, transformim ekonomik të përparuar” - Indeksi i BTI: Performon mirë në drejtim të politikave monetare dhe fiskale
Indeksi i Bertelsmann Stiftung (BTI) e rendit Shqipërinë në vendin e 23-të për sa i takon zhvillimit dhe transformimit ekonomik që ka përjetuar vitet e......

Turizmi, sërish me shifra rekord/ Strukturat akomoduese shënuan rritje me 14.7% në prill
Turizmi në Shqipëri duket se po shënon bilance gjithnjë e më pozitive, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh nga vendet e rajonit, Europa por edhe nga......