Europa Postuar më 17 Mars 2025, 15:33

“BE gaboi në shënjestrimin e uiskit amerikan” - Kryeministri francez bën thirrje për të zgjidhur mosmarrëveshjet tregtare

Nga Kristi Ceta

“BE gaboi në shënjestrimin e uiskit amerikan” -
Bashkimi Evropian ka gabuar në shënjestrimin e uiskit amerikan kur iu kundërpërgjigj tarifave të SHBA-së, tha kryeministri francez Francois Bayrou. Ai gjithashtu bëri thirrje për bisedime të mëtejshme, në mënyrë që të shmangen detyrimet ndaj industrisë së konjakut në Francë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënoi se do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha produktet alkoolike nga BE, nëse blloku nuk heq taksën e planifikuar për uiskin amerikan.

"A janë bërë disa hapa të gabuar? Po, ndoshta, sepse uiski i Kentakit është përfshirë sikur të ishte një kërcënim tregtar," tha Bayrou për tarifat e propozuara të BE-së në përgjigje të detyrimeve të SHBA-së për çelikun dhe aluminin. “Një listë shumë e vjetër produktesh është marrë pa u kontrolluar siç duhet”, tha ai.

Kërcënimi i Trump kundër verës dhe pijeve alkoolike të BE-së ka shkaktuar shqetësim mes prodhuesve evropianë që mbështeten në eksporte, duke përfshirë prodhuesit francezë të konjakut, tashmë të goditur nga tarifat e Pekinit, pas taksave të BE-së për makinat elektrike kineze.

Bayrou, i cili u takua me përfaqësues të industrisë së konjakut disa ditë më parë, tha se shpresonte që bisedimet me Uashingtonin dhe Pekinin do të zgjidhnin mosmarrëveshjen mbi tarifat.

Raundi i parë i kundërmasave të BE-së kundër mallrave amerikane, duke përfshirë uiskin, do të hyjë në fuqi më 1 prill. Bayrou, ndërkohë, pritet të vizitojë Kinën gjatë marsit për të diskutuar çështjen e konjakut.

Sondazh

Poll
Shqipëria 17 Mars Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan duket që ka kaluar një fundjavë relativisht të qetë teksa vazhdon edhe këtë të hënë të blihet me 91 lekë dhe të shitet me 92 lekë sipas......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat