Shqipëria Postuar më 15 Mars 2025, 12:50

Në periudhën 2021-2024, TVSH rritet në 8.85% - Cilët janë faktorët që kanë kontribuar më shumë?

Nga Diamila Leka

Në periudhën 2021-2024, TVSH rritet në 8.85% - Cilët

Në periudhën 2021-2024, TVSH-ja, mesatarisht ka pësuar një rritje prej 8.85%. Sipas një studimi të ALTAX, kjo tregon rritje të barrës fiskale dhe është rezultat i disa faktorëve kryesorë. Por cilët faktorë kanë kontribuar më shumë në rritjen e TVSH-së?

ALTAX, liston formalizimin e ekonomiksë, ku rritja e numrit të subjekteve të regjistruara për TVSH, ka kontribuar në këtë rritje. Nga ana tjetër, rritja e konsumit. Përdorimi më i madh i mallrave dhe shërbimeve, ka çuar në një rritje të konsumit, i cili ndikon drejtpërdrejt në të ardhurat nga TVSH-ja.

Gjithashtu, inflacioni mbetet një faktor i rëndësishëm. Rritja e çmimeve ka pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në TVSH-në, duke bërë kështu shtrenjtim të kostos së jetesës dhe të prodhimit. Në periudhën 2023-2024, vërehet një rritje e mundshme e të ardhurave nga TVSH, gjë e cilat mund të reflektojë përpjekjet e shtuara për të rritur arkëtimet, si dhe një rikthim të qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike.

Por cilat janë përfitimet nga TVSH-ja?

Sipas ALTAX, një normë më e lartë e TVSH-së, mund të sigurojë më tepër të ardhura të larta për shtetin, kjo gjithashtu mund të ndikojë në pabarazi mes subjekteve të ndryshme ekonomike. Gjithashtu, kjo mund të sjellë një presion të rëndë fiskal për biznese të caktuara, veçanërisht ato që operojnë me marzh të ulët fitimi, dhe mund të dëmtojë potencialin e tyre për të u zhvilluar.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat