Shqipëria Postuar më 17 Mars 2025, 11:39

Kredi me 0% interes/ Koçiu: Hapen aplikimet, 80 kuota për mjekët dhe infermierët!

Nga Edel Strazimiri

Kredi me 0% interes/ Koçiu: Hapen aplikimet, 80 kuota për

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu njoftoi sot hapjen e aplikimeve për mjekët dhe infermierët për të përfituar kredi me zero interes për blerjen e një banese.

Ai informoi se aktualisht janë 80 kuota kredie të lehtësuar për strehim për mjekët dhe infermierët, në kuadër të mbështetjes për kategoritë prioritare.

Kociu theksoi se kjo do të jetë një mundësi e re për mjekët dhe infermierët për më shumë siguri për të ardhmen e tyre dhe ata do të mund të aplikojnë nëpërmjet portalit e-Albania.

Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim me zero interes.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat