Analiza Postuar më 15 Mars 2025, 12:53

Biznesi i vogël mban ekonominë në “këmbë”/ Rrisin peshën ndaj totalit, të punësuarit dhe shitjet neto

Nga Scan TV

Biznesi i vogël mban ekonominë në “këmbë”/

Bazuar në shifrat e vrojtimit sa i përket statistikave strukturore të ndërmarrjeve, 99.9% të ndërmarrjeve aktive e zënë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, me një rritje në përqindje, krahasuar me vitin 2022. Nëse do të flisnim për peshën e të punësuarve, sipas statistikave punësimi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka shënuar rritje me 0.4 pikë përqindje.

Rreth 82.5% e të punësuarve janë punësuar nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nga 82.1% që ishte ky tregues përgjatë vitit 2022. Me rritje po ashtu paraqiten edhe shitjet neto. Referuar shifrave rreth 81.3% e shitjeve neto realizohen nga ndërmarrrjet e vogla dhe të mesme, nga 80.1% që janë realizuar në vitin 2022, duke regjistruar rritje me 1.2 pikë përqindje.

Po të fokusohemi në strukturën e punësimit sipas aktiviteteve ekonomike shohim se mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 65.9%. Nga ana tjetër, ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e ndërtimit me 29.3%, ndërkohë ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e industrisë përpunuese me 39.4%.

Nga të dhënat e INSTAT shohim se norma e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është e njejtë me vendet e Bashkimit Europian. Nga krahasimi me BE-në del se përqindja e të punësuarve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendin tonë është 82.5%, ndërsa në Europë është 64.2%.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat